Braçe: Po shiten pronat e fundit në bregdet, përgjegjësit do të japin llogari deri më një

anazapta

Qeveria në ikje po shet pronat publike të fundit. Bëhet fjalë për prona në bregdet, ku përfshihen reparte ushtarake e objekte turistike, godina publike etj. Deputeti socialist, Erion Braçe, denoncon drejtorin e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë, i cili sipas tij qëndron në krye të shitjeve.

“Po konsumohet grabitja e fundit!! Sapo u vura në dijeni se Ministria e Ekonomisë po përfundon operacionin e fundit të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës publike tek njerëzit politikë të regjimit, klientela e tyre politike dhe e biznesit!! Kjo nuk falet më.

Po shiten duke shkelur çdo ligj e rregull, prona publike nën administrim të bashkive, komunave, ministrive, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Po shiten prona në bregdet- duke përfshirë reparte ushtarake e objekte turistike, godina publike gjithfarësh- duke përfshirë edhe ato me funksione të rëndësishme publike në arsim e gjetke.

Në krye të operacionit qëndron Drejtori i Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, një tjetër njeri me mbiemër politik. Sapo mbylla një bisedë telefonike me të në cilësinë e deputetit të Divjakës, zonë ku po kryhet njëri prej privatizimeve e për më tepër, pa miratimin e Bashkisë, e cila është pronarja e objekteve që po shet qeveria e Sali Berishës!!

I bëra të qartë se, çdo gjë është e paligjshme, e turpshme dhe ai personalisht do të përgjigjet deri më një”, shprehet deputeti socialist.

 

Share This Article
4 Comments
  • Braçi im i dashur: çfare kerkon nga mua, nje shami te paster, per hundet e tua….
    Po na ler mor Braç ti “blejme” ato pasuri ne bregdet se na duhen per te kaluar pleqerine.
    Ku do vemi o i ziu i Jozyt te gjuajme… peshk (ate pa hala)?
    Pse perzihesh o Braç ne afaret tona? Une nuk do te te dua me fort, do me kerkosh e nuk do me gjesh me, Jozyn tend qe aq shume e enderron.
    Une kam edhe nje Viçi_doli per ta kullotur, ç’ti jap o derebardhe te haje, barishtet qe kam mes shaleve.
    Beme kete me-nder Braç, mos me tradheto.
    E jotja deri ne orgazmen e funit Jozycja e Kurbinit te Mutit te Thate.

  • Fol nga vedja o Brace Djali fol dhe deklaro per NDESHKIMIN, por Edi Ramen nuk e kena degjue te hape gojen fare per kto gjona. Vetem e pame dhe sy dhe e degjuam me veshet tona ne studion Famoze TOP STORY te Famozit Sokol Balla qe “Nuk ka ndermend vedi te hakmerret me Saliun.” Si me ja bo njashtu si thu ti more Brace Djale qe flet vetem me vedi?

  • e nese rama nuk vepron ndaj berishes dy vjet nuk i mbush ,,nese ky e ndrshkon ky do te jete njeriu me i poshter i kombit .nese nuk vepron i jep te drejjte vetes qe te beje dhe ky si i pari .po beri dhe ky te njejten shqiperine do ta nxjeri ne ankand mjere ne me c politikane tradhetare jemi rethuar

  • kompromis ka ndodhur meta me ramen mos te ngacmohet sala dhe ministrat u sala mora prona publike lulishte pyje reparte rezidenca , miniiera ,hidrocentrale, etj si te ishin pronat e mia ,dhe fitova mire me privatizimet por ka dhe per ju shoke rama me kompani keshtu mos me prekni do vidhni dhe ju ka per te gjithe akoma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *