Gjatë shtatzënisë, mjekët u rekomandojnë prindërve që t’u flasin bebeve që nuk kanë lindur ende. Por kjo , përveçse një mënyrë për të forcuar lidhjen e fëmijës me prindërit, është një strategji shumë e mirë për të nisur ndërtimin e kujtesës. Një studim i realizuar nga Universiteti i Helsinkit tregoi se fëmijët lindin me një kujtesë mbi një grup fjalësh, të cilat i kanë dëgjuar që të përdoren në mënyrë më të shpeshtë. Studiuesit matën aktivitetin e trurit të bebeve, ku u vu re një rritje e menjëhershme e valëve kur dëgjonin fjalë të cilat mund t’i identifikonin, pasi i kishin dëgjuar shpesh gjatë shtatzënisë. Diçka e tillë nuk ndodhte me fjalë që ata i dëgjonin për herë të parë. Këto të dhëna përforcojnë edhe më shumë faktet e njohura, se fëmijë mund t’i njohë prindërit e vet nga zëri menjëherë sapo vjen në jetë. “Është hera e parë që mësimi i gjuhës vendoset në një kohë kaq të hershme të zhvillimit të fetusit, ende në muajt e shtatzënisë. Ky studim duhet t’i bëjë prindërit më të kujdesshëm për fjalët që thonë ndërsa presin një fëmijë”, thonë studiuesit e Universitetit të Helsinkit.

Shume gje e bukur