Arrestohet për abuzim me detyrën shefja e zyrës postare në Këmishtaj të Lushnjes. Hatixhe Daka , 44 vjeçe, është vënë sot në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas policisë, Dakaj ka arritur të përvetësojë 8.17 milionë lekë të reja nëpërmjet mashtrimit.
Urdhër-arresti për ndalimin e 44-vjeçares Daka është lëshuar nga prokuroria, pas verifikimit të dyshimeve për abuzim me detyrën. Ndërkohë, vijojnë hetimet për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.
1 Comment

Administratë hajdute ashtu siç i ka mësuar vetë qeveria. “Sheh rrushi rrushin dhe piqet”. Prokuroria po na jep peshqit e vegjël se me peshqit e mëdhenj akoma nuk ia mban të luftojë. Peshku qelbet nga koka. Filloni nga koka luftën kundër korrupsionit, pastaj do e shihni se dhe peshqit e vegjël, as nuk do guxojnë dot të bëjnë abuzime e përvetsime.
Redaksia e Ditës.
Shkoni e verifikoni dhe faturat e ujit. Do shihni se këto të fundit i kalojnë edhe ato të energjisë. Konsumi mujor familjar për ujin që vjen tre herë në ditë, kalon të 100 m3??? Në pallate, ku nuk ka as baçe as pemë për të ujitur??? Qeveri hajdute, administratë hajdute, militantë hajdutë.
Çfarë ka mbetur tjetër pa bërë kjo qeveri që po qan se mos i heqin nga puna hajdutët??? Mos bëjnë gabim Z. Rama e të tjerë, të tolerojnë këto fenomene abuzive, sepse ne nuk i dhamë votat që të rrijnë në të njëjtat karrike të njëjtët hajdutë të Salës. Të pastrohet administrata nga hajdutët!