Varkari i Enverit na ka shpallur armiq

anazapta

Letër e nënshkruar: Mitro Gjinua

 

Saliu dhe njerëzit e neveritshëm rreth tij te njëjtën gjë kane bere ndaj gjithë ambasadoreve amerikane qe kane kuptuar se Berisha është një diktator i pandreqshëm dhe i rrezikshëm për popullin e tij, dhe kane njohur mire “politikane” si zonja Jozefina Ç’pjell macja, minj do hane thotë një fjale e urte. Ambasadores Lino nuk lëne gjë pa i thëne, me fjalor rrugaçesh qe e kemi dëgjuar edhe live ne Kuvend, ambasadorit Uithers i vunë nofka dhe etiketime te denja për një bande qe kane zaptuar ketë vend shqiponjash dhe nuk lëne njeri te ngrejë kokën e t’u beje ndonjë vërejtje.  Edhe gazeta Nju Jork Tajms, qe “guxoi” te shkruaje për Gërdecin dhe aferat e këtij burrit tone kryeministër, u quajt një paçavure dhe letër higjienike.

Pra, kushdo qe mendon ndryshe nga ai, shpallet armik i Partisë dhe i popullit, si ne kohen kur ishte sekretar partie dhe varkar i Enverit.

Eduard Selami një mendim shfaqi, po qe binte ndesh me mendjen gjeniale e te roitur te udhëheqësit tone te madh dhe te pagabueshëm dhe roja e mori me shkelma kur desh te hynte ne zyrën e tij, ne selinë e Partisë. Ndërsa Arben Imami, komandant i bandave te jugut, njeriu me mediokër, me i paafti dhe me xhahili qe ka pare historia. Dhe këto nuk i kam thëne, unë, se s’ ma lejon edukata, por vete kryeheroi i kombit, alias Sali Berisha. Kur këta iu lëpinë, për te marre një kocke, u bene te mire, te afte dhe te suksesshëm.

Është krejt mendësia komuniste, o me ne, o kundër nesh. Kjo ndodh përditë me opozitën dhe me gjithë opozitaret e tjerë ndaj një regjimi autarkik.

Opozita quhet mavi, bije te sekretareve te Partisë se Punës, bllokmenë te rinj dhe ketë e thotë një bllokmen i vërtete, varkari i Enverit, komunist dhe sekretar partie.

Media kritike ndaj tij dhe regjimit despotik te instaluar për dy dhjetëvjeçare, i konsiderojnë media te majta, te varura nga Rama. Pra, kush është kundër tij, na qenka komunist. Si i thonë asaj, kush e ka mizën ne kësule, ose, ku dhemb dhembi vete gjuha. Varkari i Enverit, komunisti dhe sekretari fanatik qe mori te djathtën shqiptare për ta çuar drejt greminës, antikomunizmin, edhe sot pas 23 vjetësh te rrëzimit te tij, e ka si karte morale për ata qe e ndjekin dhe qe janë katandisur kokoshi një thele. Ndaj edhe ish-te burgosurit politike qe protestuan kundër tij dhe u dogjën se gjalli faqe botes, ai, me paturpësinë qe e karakterizon, i quajti komuniste. Paradoksale, po e vërtete. Pikërisht ata qe u persekutuan nga komunistet e tipit te Sali Berishës, sot na dalkan te majte, sepse kane dale kundër varkarit te djathte te Enverit. Çfarë neverie, o Zot.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *