Berisha na e shiti lëkurën e ujkut për të deles

redaktor

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari, komenton konfliktin e shkaktuar ditët e fundit midis PD dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara.  “Unë jam nga ata që besojnë se komunistët vetëm ndryshuan kostumet atë ditë në vitin 1992 – po në atë mënyrë që bëjnë fëmijët këtu në SHBA për Hallouinin. Dhe personi i cili udhëhoqi këtë maskaradë partiake ishte Sali Berisha, kur ai na i shiti lëkurën e ujkut për lëkurë deleje” – thotë ai për DITA.

– Zoti Kokalari, si i konsideroni sulmet që kanë ndërmarrë krerët e Partisë Demokratike kundër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ngaqë ai i krahasoi zgjedhjet e 23 qershorit, po aq historike sa edhe të 22 marsit 1992?

– Është qesharake, por unë nuk e kujtoj të jetë shprehur një zemërim i tillë nga ana e PD-së kundër Ambasadorit Arvizu kur ai, si dhe diplomatë të tjerë amerikanë, për të qetësuar tensionet në Shqipëri, e lejuan PD-në të vidhte zgjedhjet dhe të merrte peng bashkinë e Tiranës , ose kur ata mbajtën një qëndrim thuajse indiferent ndaj Berishës dhe Bashës për vrasjet e 21 janarit. Por kjo nuk më çudit mua pasi anëtarët e Partisë Demokratike janë paraqitur si një shembull i keq, ose si e quajmë ne këtu në Amerikë si “rrush i thartë “.

Ata thjesht nuk mund të pranojnë faktin se nuk ishin në gjendje për të vjedhur zgjedhjet edhe më 23 qershor, sepse votuesit shqiptarë në shumicë dërrmuese mbështetën ndryshimin dhe batica kundër PD-së ishte tepër e fortë. Pra, në disa mënyra, 23 qershori mund të shihet si një ngjarje po aq historike si 22 marsi i vitit 1992, po të mendojmë, si edhe ju, se komunizmi u mposht në atë datë. Unë jam nga ata që besojnë se komunistët vetëm ndryshuan kostumet atë ditë në vitin 1992 – po në atë mënyrë që bëjnë fëmijët këtu në SHBA për Hallouinin. Dhe personi i cili udhëhoqi këtë maskaradë partiake ishte Sali Berisha, kur ai na i shiti lëkurën e ujkut për lëkurë deleje. Pra, me një vonesë prej dy dekadash, ndoshta shqiptarët më në fund do të shohin llojin e ndryshimit që ata janë duke shpresuar se ndodhi në vitin 1992.
– Ç’do të thotë e gjitha kjo histori, sipas jush?
– Natyrisht e gjithë kjo do të thotë se shqiptarët janë të vendosur për marrëveshjen e madhe me shumë shpresa që kanë bërë me qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Edi Rama. I uroj Edi Ramës mbarësi, ndërsa shpresoj se qeveria e tij do të jetë e suksesshme në çuarjen përpara të Shqipërisë si një vend demokratik. Sepse unë shpresoj se kjo nuk është një parti maskaradë si ajo që iku.

Por ne kemi një tjetër thënie në Amerikë:  ” Mos i shit pulat tuaja para se ato të kenë dalë nga veza”. Rama ka në të vërtetë një mundësi të madhe për t’i kthyer gjërat mbroth, por ai do të përballet me shumë sfida përpara. Sigurisht, Berisha, lider i vërtetë i PD-së , do të përpiqet ta minojë atë në çdo hap të rrugës. Ndërkaq, Rama ka edhe pengesa brenda koalicionit të tij. Ata i ngjajnë një elefanti të stërmadh që mezi presin në paradhomë sa Rama të marrë pushtetin, ndërkohë që ai trashëgon një ekonomi shumë të sëmurë ai nga Berisha. Pavarësisht nga këto postblloqe, do t’i quaja unë, nëse Rama është me të vërtetë i interesuar në ndryshimin për të mirë të Shqipërisë, ai do të mundet ta bëjë këtë. Por kjo do të kërkojë veprim të guximshëm dhe demontimin e institucioneve anakronike, jofunksionale dhe të korruptuara të Shqipërisë.

– Zoti Kokalari, si e shpjegoni heshtjen kaq të gjatë të ambasadorit Arvizu ndaj këtyre sulmeve?
– Unë besoj se një pjesë e sulmeve të Berishës mbi ambasadorin Arvizu janë të bazuara në besimin e tij se ai do të jetë në gjendje për të ndikuar mbi Donald Lu, ndërkohë që Lu është konfirmuar si Ambasadorin e ri të SHBA-së. Berisha mund të ketë llogaritur se ai do të përfitojë nga paratë që ai i ka dhënë Patton Boggs dhe sidomos nga marrëdhëniet e Frank Uisnerit me Lu-në. Nëse ky është rasti, unë po e paralajmëroj Berishën të mendohet edhe një herë.

Sepse në qoftë se unë të konstatoj se ai do të jetë duke bërë përpjekje të tilla, ju premtoj se unë dhe shqiptarët për një Shqipëri Demokratike do të bëjnë gjithçka të mundur për të ndikuar tek politikëbërësit e Uashingtonit, në mënyrë që ne mund ta heqim këtë pykë midis Berishës dhe Lu-së. Dhe unë mund të kujdesem më pak për marrëdhëniet e Lu-së me një fluger si Uisner. Nëse ata mendojnë se kjo është një shaka, ne do të shohim se qesh ai që qesh i fundit. Unë do të doja që Berisha ta dijë se unë jam qenë duke qeshur mjaft që nga 23 qershori i këtij viti.
Në fund të një periudhe, mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë adresuar gabim zemërimin e tyre. Sipas mendimit tim, në qoftë se ata do të ishin objektivë, ata do të drejtonin zemërimin e tyre për humbjen aty ku i takon: plotësisht mbi supet e Berishës, Topallit , Bashës, Olldashit dhe Mediut.

Share This Article
14 Comments
  • Shko pirdhu dhe ti kokepalari, prisje ndonje koske nga Rama se bashku me Kullen, po moret ate te gjatin, te gjitheve si puna e Bazes, Nanos Stefanit dhe Minxhozit do u jape koken e preshit, zagaret nuk mbahen gjate se pastaj kafshojne te zotin, le qe juve ju ka tredhur Rama

  • Ik ore gogol, na hiqesh sikur ha dreke perdite me obamen ti cope refugjati. Do besh lobim ti kunder partise demokratike…. O lypsar, thuaj ishallah po te jep rama mdonje tender dhe bej “gam gam” neper gazeta ta meritosh

    • Gary eshte nje njeri me zemer te paster Shqiptari, i cili nuk interesohet erdhi Edi Rama apo dikush tjeter, perderisa Demokracia zbaton rregullat
      Gary eshte Amerikan, nena e tij ka lindur ne Amerike, dhe gjyshi i tij eshte nder themeluesit e Vatres.
      Ai vazhdon traditen e familje sse tij te shquar.

  • Vini ka kercenuar disa here disa here, se nqs cenohet, do “behet hataja”. Policia ne te gjithe boten, po e sulmove, te vret. Ne Egjypt jane vrare njemije njerez ne protesta. Pse i duket cudi Gary Kokalarit se mund te vriteshin 3 veta duke sulmuar kryeministrine? Apo se jane mesuar qe, e djathta shqiptare, me mire heq breket dhe hap shalet, se sa te beje vellavrasje. E po kjo e djathte nuk eshte ajo e vjetrar, se eshte e perzjere me ish-komunista.

  • Vini ka kercenuar disa here disa here, se nqs cenohet, do “behet hataja”. Policia ne te gjithe boten, po e sulmove, te vret. Ne Egjypt jane vrare njemije njerez ne protesta. Pse i duket cudi Gary Kokalarit se mund te vriteshin 3 veta duke sulmuar kryeministrine? Apo se jane mesuar qe, e djathta shqiptare, me mire heq breket dhe hap shalet, se sa te beje vellavrasje. E po kjo e djathte nuk eshte ajo e vjetra, se eshte e perzjere me ish-komunista.

  • C’janë këto plehra “demokratike”, që e ndyejnë këtë gazetë dinjitoze me “komentet” e tyre!!!!!!

  • Ju antaret e partise te kriminelit berisha vazhdoni neper gazeta dhe shani cfare te doni ,por nje gje te dini se babai juaj i pd do te shkoje te vendi,dhe ju gjate kesaj kohe mblidhni ca leke qe ti shkoni ne burg per ndonje ushqim se familja e tije eshte nje familje e keputur dhe nuk e perballone jeten me ato pak te ardhura qe do marin ,edhe njehere mos ju ndani gazetave qe ti behet qejfi babait.

  • Nè se Drejtèsia nuk vendoset pèr gjith krimet e kryera nga pushtetarèt si tè djatht dhe tè majtè nè kètè vènd do tè drjtojnè mafiozèt hajdutèt dhe kriminelèt.
    Pèr mua e para qè duhet èshtè RENDI bashk me Prokurorin qè tè hapen dosjet qè nga viti 1992 duke çuar para togave tè Zeza politikan dhe pushtetar qè kan kryer krime drej pèr drejt ose indirekt.Shteti Ligjor qè kushdo qoftè qè nga Presidenti deri tek ai qè bènè njè punè tè thjesht ,tè dridhet kur ti pèrmèndèsh Ligjin.Tè filloi nga Sali Berisha ,Fatos Nano dhe tè vazhdoi me Fatmir Mediun dhe Ilir Metèn qè vodhi Floririn nè Krrabè,atèhere shpirti i shqipètarve do tè bjerè nè qetsi qè janè mè shumè se 90% e popullsis.
    Kam besim se Edi Rama do e bèjè se èshtè IDEALIST.

  • Geri kokalari eshte nje shqiptar patriot qe e ka ndihmuar vendin e tij vazhdimisht nga politikanet e korruptuar. Geri eshte i papajtueshem me te keqen dhe lobon vazhdimisht ne dobi te vendit te vet te origjines. Te gjitha paralajmerimet e gerit kane dale dhe eshte vertetuar shume here se ai nuk bén kompromise . Eshte shqiptar i vertete. Geri per kòntributet e tij medoemos duhet te propozohet per qytetar nderi ne gjirokaster ne mos me shume. Fatkeqesisht ata qe s’e kane ndjekur veprimtarine e gerit jane kritikuesit e tij me te medhenj. Injoranca perdoret per argument.!? Qofsh i nderuar geri. Je personifikim i qytetarit dhe intelektualit “par exelence”!

  • TI ILIR KOKA DHE FROST JENI INJORANTE TE PAGUAR TE STANIT TE DHIVE TE BERISHES.JU NUK DINI FARE PER GERI KOKALARIN DHE DERDELLISNI SI KAQOLE.AI ESHTE NJE NGA NJERZIT QE I BEJNE NDER SHQIPERISE NE USA DHE ESHTE AMERIKANO-SHQIPTAR I VJETER ,QE DI TE VLERESOJE TE MIREN DHE TE KEQEN .GERIT MBI TE GJITHA I DHIMBET SHQIPERIA DHE NUK E BEN PER PERFITIM PERPJEKJEN PER TE DEMASKUAR TE KEQEN E SHQIPERISE ,POR PER TE NDERUAR PERPJEKJEN E ATDHETAREVE TE PARE IDEALISTEQE E DESHEN SHQIPERINE SA ME MIRE.NE GJAKUN E GERIT VLON KENGA E TE PAREVE TE TIJ PER SHQIPERINE:”MBAHU NENO ,MOS KI FRIKE ,SE KE DJEMTE NE AMERIKE.” PRANDAJ NESE KINI GJAK SHQIPTARI NE DEJE VERINI FRE GOJES SE CTHURUR NDAJ TIJ QE LEH SI BUCE E NGORDHUR.

  • Kokalari paska vene dylbite mbrapsh:

    E para o kokalari-per Bashkine e Tiranes u numeruan reth 2500 vota qe ishin hedhur ne kuti te gabuara.Pra ishin flete votimi qe populli i kish votuar por vec ishin hedhur ne kutine tjeter gabimisht.

    E meqe ti nga Hamerika ne flet per vote plebishitare,duhet te jesh ne gjendje te kuptosh se kur voton nje popull,nuk numerohen kutite e kartonit por votat e gjithsejcilit gjer te me i fundit e duke perfshire dhe te parin presidentin e vendit qe dhe ai e kish hedhur fleten e votimit ne kutine ne krah abimisht.

    E pasi u numeruan keto mbi 2500 vota rezultati doli:
    1300 vota ne favor te L Bashes
    1200 vota ne favor te E Rames.

    Pra nuk dolen 2500 vota ne favor te L Bashes.

    Ndryshe do te kishim perfunduar ne nje monarki 16 vjet Bashkine e i njejti person,qe ti Kokalari ben sikur e haron.

    Ndersa per zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 ti Kokalari e di mire se i fitoi shumekembeshi LSI qe nga e kryeakuzuara e PS-se per te cilen dhe u dogj Tirana,u masakruan forcat e rendit dhe te gardes,u sulmua Kryeministria e Shtetit Shqiptar dhe u vrane 4 protestues,nga 4 kembe na u be me 17 kembe e tani e ke dhe kokeparlamentari.

    Varkes me vela KOkalari ju ka mbushur mendja se do i prese rrugen varkes me bimotorr te Berishes!!!

    Po a bie shi ne shkertetetire o Kokalari.

    Kur te hipesh ne kale te te kuptosh barren e pushtetit o kokalari do te kuptosh se nuk ka me kohe per parrallat me kukulla humoristike qe na tregon ti,se gjer tani je duke kaleruar vec ne ender me barke me vela.

    E ti ndikon te politika ameriakne per Shqiperine sa ndikon biciklete te treni(meqe na permend here pas here ca fjale te urat qe ke mesuar ti atje ne Hamerike).

    Prandaj te rroje paria pasi aleanca BRESHKA me SHUMEKEMBESHIN nuk pjelle elefant por nje RAMASIS(brumbull pa forme).

    E meqe eshte nate andej nga Hamerika tani,hajt naten e mire e te rroje partia.

    Ah se harova,mos haro te na shkruash perseri se na behet qejfi,shkruaj dhe ca letra ambasadoreve se dhe atyre i behet qejfi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *