Numri i të larguarve nga Siria që prej nisjes së konfliktit civil e ka kaluar gjysmë milioni dhe vijon të rritet me një ritëm prej të paktën 3000 persona në ditë.
Kjo është shifra e bërë publike nga Komisariati i Lartë për Refugjatët në OBK (UNHCR). “Më shumë se 500 mijë refugjatë sirianë janë regjistruar dhe ndodhen në pritje për të kaluar në katër vendet fqinjë në Afrikën Veriore”, bëri të ditur një zëdhënës i UNHCR në Gjenevë.
Ndërkohë, ende nuk ka shpresa për një ndërhyrje nga jashtë në Siri. Franca nuk ka ndërmend të ndërhyjë në konfliktin në Siri, ka thënë sot ministri i Mbrojtjes në Paris, Jean-Yves Le Drian.
