FOTO: Një gur i rrallë në gjendje natyrore i nxjerrë më shumë se 100 vjet më parë nga miniera e Trepçes. Kush e ka nxjerrë dhe çfarë thotë ai që e ka ruajtur deri në ditët e sotme

redaktor

Këto foto tregojnë një gur mineral që duket i mbushur me ar dhe kristale në gjendje natyrore.

Ky gur është nxjerrë nga miniera e Trepçes përpara 100 vitesh nga punëtorët e Isa Boletinit.

Fotot janë ofruar në DITA nga Erion Osmanaj, mik i familjes Boletini.

Guri i rrallë ruhet në koleksionin e familjes Boletini nga stërnipi i Isës.

“Kjo është arsyeja e vërtetë pse Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo për të drejtat e popullsisë serbe atje që as e vret mendjen fare, apo për të drejtat historike që pretendon në mënyrë absurde” – thotë Osmanaj për DITA.

e.k. / Dita

Share This Article
19 Comments
  • Ato kristale qe ndrisin nuk duken ar, por duhet te jene kristale kalkopiriti (CuFeS2). Ne se do ishin vertete ar, aty do ishin dyndur tere firmat e shfrytezimit minerar te botes. Gjenetikisht, bakri shoqerohet me ar, por ar ne sasi te tille, sa te diktohen dhe me sy te lire, dhe me permasa te kesaj natyre, veshtire se takohen, pervec arit ne Afriken e Jugut, ku gjendet ne formacionet shkembore te kimberliteve!

  • Ka te drejte “perkthyesi”…
    Eshte vetem Chalcopyrit… CuFeS2…xeherori baze per mineralin e Bakrit. Miniera e Qaf barit (trupi nr.1) ka patur me shumice te tille xeherori (minerali), bile, ishte problem se edhe vete minatoret/ndihmesit etj. merrnin nga keto copa dhe mundoheshin te veconin makanikisht “Arin” nga xeherori sepse i genjente ngjyra e verdhe e theksuar qe ja jep Sulfuri kristali te kalkopiritit….Bashkeshoqeruesit jane edhe Ari, Seleni, Titani, Wolframi…. etj. minerale te rralla por qe jane te paperfillshem nga pikapamja ekonomike..jane te rendit 0.0000x gram/ton. Mos shkruani budallalliqe !?!?..
    Per professionistet ….eshte dicka e rendomte.

    saravangllavinglla

    • Ky eshtemineral bakri me kalkopiri dhe kristale kuarci.Si ky gur kam pare me shumice i vogel kur derdheshin nga kamionat e minieres rrugeve te mirdites

  • Ky eshtemineral bakri me kalkopiri dhe kristale kuarci.Si ky gur kam pare me shumice i vogel kur derdheshin nga kamionat e minieres rrugeve te mirdites

  • Afrika e Jugut mbetet edhe sot “koloni ” e Anglise mbas gati 5-6 shekuj skllaverie per shkak te diamanteve dhe arit . Ndersa i ashtuquajturi “Komonuelthi”eshte nji forme e re e kolonizimit Britanik.

  • Isa Boletini mbrojti ato 4-5 familje bujqish serbe qe punonin tokat e tij ne Mitrovice,,sot jane bere 50-60 mije.
    Nuk lejojne as te rindertohen kullat e Boletinit ne Mitrovice.
    Ja or Boletin ku te con zemergjeresia me hasmin,
    E more gjarperin e fute ne gji.

  • Si ky guri i “rrallë” me flori kam dhe unë në shtëpi. Dhuratë.
    Trepce njihet per keto lloj kristalesh pershkruar me lart nga komentues.

  • Si ky gur ka me shumice ne muzeumin e stari tergut ne Mitrovice dhe nuk eshte shume i rralle, minerali ne pergjithesi eshte mineral plumbi dhe zinku, me permbatje argjendi dhe nuk permban fare ar. Para me pak se 5 viteve kush vizitonte miniren e stari tergut merrte dhurate nje gur te tille, edhe une kam kristale te tille ne shtepi, te marra si dhurate nga drejtuesit e minieres se trepces. Pra jo gur i Isa Boletinit apo i rugoves jane brockulla. Trepca eshte miniere e mire, por sigurisht nuk eshte qendra e botes, e aq me teper minerali nuk permban fare ar. Kjo tregon se gazetaret duhet te jene te kujdeshsme kur shkruajne gjera teknike.

  • “Bujq te tille ‘nuk mori vetem Isa Boletini,por edhe Bejleret e Libohoves dhe te gjirokastres ,ata te Delvines dhe Konispolit;Dallimi ishte se ne Mitrovice Isa Boletini mori Serb, keta bejleret e Libohoves dhe Delvines , muaren Greke dhe kemi sot keta”minoritaret”qeke qe kerkojne per te krijuar ne veri te Kosoves “Republiken Serbe dhe keta te Jugut ate Greke ”apo sic e quajne ata “Vorio Epirin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *