Shshshshttt… Flet Fullani !

editor

Nga Ilir Metaj

 

Dje, para se të rikonfirmohej nga kryeministri Berisha, Guvernatori i Bankës së Shqiperisë, Fullani: “Kriza ndërkombëtare nuk e preku Shqipërinë. Ekonomia jonë është solide!”

Sot, para se të rikonfirmohet nga Kryeministri Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani: “Modeli i qeverisjes Berisha dështoi!”

Eh, sa mirë sikur Fullani, të ishte i aftë si bankier, sa gjysma e aftësisë që ka për të lëpirë… karrigen e pushtetit!

 

Tërhiq e mos e këput !

Daljet publike të Fullanit është vështirë t’i dallosh nga njera tjetra (nëse nuk është për shaminë që ndërron në xhepin e xhaketës) – thotë monotonisht të njejtat gjëra:

– importe që bien, eksporte që rriten

– rritje ekonomie nën potenciale për shkak të kërkesës së plogësht

– investime të ulëta dhe konsum i ulët për shkak të pasigurisë

Por, këto të vërteta të thëna me gjysëm zëri dhe në mënyrën më monotone të mundshme – (për të zbehur forcën përgënjeshtruese që në fakt duhet të kishin ndaj versionit “shkëlqim ekonomik i vendit të 4-t në botë” të Berishës) – mbuloheshin me një vel të bardhë: rritje pozitive e ekonomisë, ndonëse nën kapacitet për shkak të “krizës së eurozonës”. Pra, për shkak të “armikut të jashtëm”. Ah ky “armiku i jashtëm” që s’na u nda gjithë jetën!

Pas çdo vendimi për ulje të normës bazë, Fullani thotë “e bëjmë për të rritur investimet”. Por, gjashtë muaj më vonë, po njësoj reciton pikat më sipër. Pra? S’ka rritje investimesh, s’ka progres… Ah po, ka monotoni sa të duash!

 

Guvernator, apo thjesht vëzhgues?

Çfarë mbahet mend: një ulje e njëpasnjëshme e normës bazë të interesit, duke arritur nivelet më të ulëta. Arsyeja e publikuar (recituar)? Nxitja dhe stimulimi i kredive dhe si rrjedhojë stimulimi i rritjes ekonomike. Po kjo është një kambanë që bie dhe nuk e dëgjon njeri. Sepse pas çdo ulje të tillë, kurrë nuk u provua efekti mbi nivelin e kredisë apo stimulimin e kërkesës. Përkundrazi, vazhdoi historia natyrale negative e të dy këtyre hallkave. Nëse ky mekanizëm u provua disa herë që nuk funksionon, sepse ndjeshmëria e të dy këtyre hallkave është pothuaj zero ndaj kësaj norme, lind pyetja: pse lodhet Fullani duke e përdorur këtë instrument të “gjoja politikës monetare”. Përgjigja sipas meje është e thjeshtë: t’ja bëjë më të lirë borxhin qeverisë. Veçse, po jep shenja të qarta dashurie të njejtë edhe për qeverinë që po vjen. Kësaj i thonë: paanësi, ose dashuri simetrike, ose dashuri e barazafruar, ose…. Pikërisht ajo!

“Një normë inflacioni nën kontroll”! E kur ka qenë ndryshe? Nuk mbahet mend ndryshe. A thua vërtet politikë e suksesshme e Fullanit, apo thjesht varësi e çmimeve nga importet dhe ndaj monedhave të huaja?

Populli pyet: Na e thuaj shkoqur o guvernator: po ecën ekonomia apo ka ngecur? Po e mban mirë timonin qeveria apo nuk ka timon fare? Po guvernatori nuk të ndihmon, ai thotë gjeje përgjigjen vetë. Thua punon si vëzhgues zgjedhjesh i OSBE-së…

 

Full-hoby i Full(h)anit

Çfarë mbahet mend tjetër? Dashuria e tij e madhe për… volejbollin. Epo njeri është, do ketë edhe hoby… Fullani (Banka e Shqipërisë) sponsorizon ekipin kombëtar të volejbollit? Ah, epo ja një gjë e mirë! Jo?! 200 000 $ për ekipin amator të punonjëseve të bankës?! Një skuadër volejbolli e supersponsorizuar, që luan kushedi ku dhe kushedi kur. Edhe kombëtarja e volejbollit femra do t’i kishte zili! Madje jo vetëm e Shqipërisë! Epo aristrokati Fullani e meriton të ketë një han privat, ku brenda hahet, pihet, luhet e dëfrehet… ndërsa jashtë të mbyt varfëria!

Tek e fundit, është një guvernator që na e ka zili gjithë bota! Një guvernator kaq të pazëvendësueshëm (jo vetëm për femrat e volejbollit të bankës) kaq brilant në rrethet shkencore (s’mund të jetë ndryshe), kaq bindës në argumente (opsss) saqë e lutëm për dy mandate si askënd tjetër më parë. Mos o Zot mos të kishte pranuar të ri-rikonfirmohej!

Share This Article
7 Comments
  • Shume mire. Suksese Ilir. BSH nuk e kontrollon dot tregun monetar sepse jane ne qarkullim euro dhe dollari dhe norma e int.tyre nuk varet nga BSH dhe nuk ka BT me kapital shteteror qe ta mbeshtesi. Sa i perket ndryshimit te qendrimeve eshte normale per nje njeri qe nuk e di se cfare eshte leku.

  • Eshte bashkefajtor ne rrenimin financiar te vendit ; prononcimet ,qendrimet levizjet e tij jane te pa pranueshme e te neveriteshme .
    S’ka justifikime , te pergjigjet,….

  • Mire o ‘bilbil’Metaj por problemi duhet pare shume me thelle.
    -Sa kapitale financiare kane dale jashte nendit ne bankat e huaja.
    -Sa ne menyre te ligjeshme e sa jo
    -Sa do ish vlera sikur tu kerkohej perqindja e interesit si ka bere Bota deri 30 perqind per depozitimet e ligjeshme jashte e sekuestrim deri 50 perqind per ato te pa ligjeshme-
    -Emrat e fullaneve te politikes qe kane trasferuar parate jashte ne menyre te pa ligjeshme e te ligjeshme per tju shmangur taksave,
    -Denoncimi bankave ne prokurori e bankjereve qe kane vepruar ne kundeshtim me ligjet per trasferime jashte.KA NDONJE GAZETAR QE TE INVESTIGOJE NE KETO DREJTIME E TE VERTETOJE QE TERE RRUGET E KRIMIT TE SHPIEN NE PARLAMRNT?PO KESHILLI MBIKQYRES?MBIKQYR KRIMIN DHE HAJDUTERINE APO EDHE MEKSI ESHTE NE EKIPIN E VOLEJBOLLIT?URIME PER TU FUTUR THELLE E ME THELLE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *