Tiranë, automjeti përplas kalimtarin

anazapta

Një aksident automobilistik ka lënë të plagosur një person mbrëmë në orët e vona në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit ‘Asllan Rusi”, ku një automjet përplasi një kalimtar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur.

Këmbësori mësohet se po kalonte rrugën, kur është përplasur nga një automjet tip ‘Toyota’ TR2181M. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital nga vetë drejtuesi i automjetit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plote të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *