Ndërkohë që rastet e helmimeve shtohen, publiku informohet në detaje për rrethana dhe hollësi, por shumë rrallë informohet për përgjegjësit konkretë të situatave të tilla që rrezikojnë deri edhe jetë fëmijësh. Në rastin e Fierit, Laze Bregasi thotë veç të tjerave mishi i therur nuk ishte shoqëruar me certifikatë veterinare. ”I zoti i dasmës kishte marrë mish dele dhe viçi nga 3 subjekte që tregtojnë në zonë. Të tre këto pika ne i kontrolluam dhe u vërtetua se mishi ishte therur pa kaluar më parë në kontrollin veterinar. Kjo përgjegjësi i takon AKU-së e cila nuk donte të lejojë therjen e mishit jashtë thertoreve ” – u shpreh ai.
Pak njerëz e dinë që në shtet ka një drejtori që merret me ushqimin dhe është përgjegjëse për atë që ne të gjithë fusim në stomak. Quhet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe drejtohet nga Artan Gjergji (PDIU). “Garantimi i sigurisë ushqimore është në rradhë të parë një detyrim ndaj konsumatorit shqiptar” – shkruan zoti Gjergji në faqen zyrtare të AKU-së online. Bukur. Pikërisht për këtë arsye, zotëria në fjalë duhej të ishte i pari që duhej të thirrej nga Prokuroria. Nëse duam vërtet që raste të tilla të mos përsëriten.

Eshte super hajdut. Ne 8-9 muaj ne ate detyre me te cilen nuk ka asnje lidhje, veçse ka vjedhur, ka punesuar tek Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) gjithe farefisin dhe ca hajvane te tjere te PDIU. Edhe 10 dite i kane mbetur sa te shporret prej atje ketij xhuxhmaxhuxhi, por Prokuroria duhet te merret me të!
Drejtuesi i ketij institucioni propozohet nga Ministri i Bujqesise dhe firmoset ne fund nga Kryeministri.
DAKORT ME PARAFOLESIN ASGJE ME SHUME SE NJE KONFIRMIM .