Reshjet e borës dhe shiut, policia: Ja situata e rrugëve

anazapta

Policia e Shtetit jep informacion në lidhje me situatën e rrugëve dhe akset problematike si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut. Kështu, rrugët që rezultojnë me vështirësi në qarkullim janë këto:
Në qarkun Kukës:
Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm në Kukës në 60 cm në  lartësitë mbi 800 m, gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
1.      aksi rrugor Morinë – Klimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë,
5.      aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.      aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm,,
7.      aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8.      aksi Kukës – Topojan  i pakalueshëm,
9.      aksi  Kukës – Ujmisht – Lusën i pakalueshëm,
10.     aksi Lusën–Bushtricë-Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
11.     aksi Kukës – Shëmri i pakalueshëm,
12.     aksi Shëmri – Qafë Shllak i  pakalueshëm,
13.     aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha
akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
Momentalisht  bien reshje dëbore,  trashësia varion nga 40 cm deri në 60 cm, gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1.      aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me
vështirësi në disa segmente.
2.      aksi rrugor Klos – Burrel – Ulzë i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi  Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4.      aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.      aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm
6.      aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.      aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8.      aksi Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.      aksi Arras – Lurë i pakalueshëm,
Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
Trashësia e borës  në zonat malore është mbi 30 cm, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1.      aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm në disa segmente me zinxhirë,
2.      aksi Qaf Çelë – Pukë –  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një sens,
3.      aksi Fushë Arrës –  Qafë Mali- Qafë Shllak i  pakalueshëm,
4.      aksi Fushë Arrës – Gjegjan  i kalueshëm  me zinxhirë me një sens,
5.      aksi Gjegjan – Shpal  i pakalueshëm,
6.      akset Koplik – Razëm i pakalueshëm,
7.      aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme,
8.      akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
9.      aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë i pakalueshëm,
10.     aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm,
Po  bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1.      aksi Fan – Kalimash me zinxhirë,
2.      aksi rrugor Mirditë – Shpal i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente,
3.      aksi Shpal – Gjegjan – Fushë Arrës  i pakalueshëm,
4.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme,
Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme, po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, kryesisht në Autostradë.

Në qarkun Elbasan:
1.      aksi Përrenjas – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi Librazhd – Bulqizë i pakalueshëm,
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1.      aksi rrugor  Kapshticë – Korçë   – Qafë Thanë i  kalueshëm me
zinxhirë pasi ka ngrica,
2.      aksi rrugor Boboshticë – Dardhë i pakalueshëm,
3.      aksi rrugor Korçë – Voskopojë i pakalueshëm,
4.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i  kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.      aksi Korçë – Goricë  i  kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1.      Në disa komuna të Skraparit ka vështirësi në qarkullim,
2.      Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1.      aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë në disa segmente,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1.      Në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me
zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *