Ulza dhe Shkopeti hapin portat, rrezikohet Lezha

anazapta

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit janë detyruar sot të hapin portat për shkak të sasisë së madhe të ujit, gjë që mund të shkaktojë përmbytjen e Lezhës dhe zonave përreth saj. Mësohet se autoritetet e dy HEC-eve e kanë marrë vendimin për të hapur portat, pas grumbullimit të sasive të mëdha të ujit, që ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe borës.

Situata paraqitet shqetësuese, sepse prurjet e mëdha të ujit mund të shkaktojnë përmbytjen e zonave të ulëta si Lezha dhe rrethinat e saj. Pak ditë më parë, tre fshatra të Lezhës u përmbytën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe mosfunksionimit të hidrovoreve, pasi mungonte energjia elektrike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *