Historia e një 99-vjeçari nga New Yorku është një nga historitë më të bukura të dashurisë.
Luther Younger ecën çdo ditë dhe herë pas here vrapon deri në 12 milje për të vizituar gruan e tij të sëmurë (Waverlee Younger, 55 vjeçe) në spital.
Ai ka treguar për “Metro” se ka zgjedhur të përshkojë 18 km rrugë çdo ditë, sepse nuk dëshiron të presë vajzën e tij Lutheta që ta dërgojë me makinë.
“Njerëzit më thonë të kem parasysh moshën që kam. Ata janë ziliqarë sepse unë nuk pi alkool, nuk pi duhan, sepse nuk janë të mira për shëndetin. Nëse do t’i konsumoja ato, nuk do të isha këtu ku jam. Të gjithën këtë po e bëj për të treguar përkushtimin që kam bashkëshortes sime, sepse ajo është gruaja ideale”, ka thënë ai.
s.a/dita
