I pabesueshmi Doktor K, ditën student i shkëlqyer shqiptar, natën hajdut

b.m.

Në rafte, librat e Platonit, Flaubertit, Tolstojit, Heminguejit dhe Montanelit, me mendime të nënvizuara në faqe të ndryshme.

Në sirtarë, orë luksoze, unaza diamanti, gurë të çmuar.

Në mure, piktura të 900-s, në kuzhinë sete të rafinuar kristali dhe pjata porcelani.

Në dollapë kostume me stof nga më të shtrenjtët, në dysheme objekte dizajni…

Mirë se erdhët në shtëpinë elegante të Doktor K. inicial për emrin e një hajduti të rrallë 26 vjeçar, identitetin e të cilit policia ende nuk e jep të plotë pasi hetimi vijon –  shkruan DITA duke cituar detajet e kësaj historie të pabesueshme shfaqur dje në mediat italiane.

Ky 26 vjeçar me jetë të dyfishtë është shqiptar.

Doktor K, natën futej në vila dhe apartamente të shtrenjta, ditën frekuentonte Universitetin e Bocconit.

Kush e njef sistemin arsimor Italian, e di që bëhet fjalë për universitetin më të mirë në Itali.

Dhe jo thjesht e frekuentonte. Ishte me rezultate të shkëlqyera, i disiplinuar dhe i dhënë tërësisht pas leksioneve. Familje e mirë, pamje elegante, i diplomuar me nota maksimale në Ekonomi Politike, ku edhe po kryente një Master – shkruan Corriere, cituar nga DITA.

Mbrëmjeve e gjeje në Teatër ose në restorantet me 5 yje të Milanos. Sipas hetuesve, vetëm vlera e sendeve të gjetura në apartamentin e tij në zonën e kamur veriore të qytetit, mund t’i siguronte një jetë luksi për vete dhe për disa breza pas tij.

Krejt i ndryshëm nga hajdutët e zakonshëm të cdo kombësie, krejt e kundërta e analfabetit të dhunshëm dhe rrugaç, as Angelo del Simone shefi i komisariatit që ka arrestuar 26 vjeçarin shqiptar nuk ka në karrierën e tij një tjetër rast të ngjashëm.

Dinakëri ekstreme në planet e vjedhjes, mënyrën e futjes dhe daljes nga apartamentet, dhe hapje bravash pa lënë asnjë shenjë. Asnjë të vetme. Veç apartamenteve ka arritur edhe të grabisë vepra me vlerë të lartë monetare nga Kishat.

Policia ka mundur të bjerë në gjurmë të tij ratësisht pas një hetimi që nisi me një filmim dhe një faturë makine të marrë me qira. Kur kartat u hapën u zbulua se në 2016 Doktor K ishte arrestuar një herë më parë në Itali për vedhje dhe ishte dërguar në Shqipëri.

Prej aty kishte mundur të rihynte në Itali në mënyrë clandestine. Ende nuk ka të dhëna më të detajuara për rastin që ka zënë dje dhe sot faqet e kronikës së gazetave italiane.

*****

 (Te dhënat janë marrë kryesisht nga Corriere Della Sera, përkthimi nga Dita. Fotot më poshtë, janë bërë nga policia italiane në apartamentin e 26 vjeçarit shqiptar, pas arrestimit)

b.m. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Silleni ta bejme kryetar shteti.
    Enver Hoxhen,Sali Berishen,Fatos Nanon,Ilir Meten,Edvin Ramen,,nga ky lloj i kemi patur.

  • Me siguri e ka pasur te jatin spiun te Sigurimit te Enverit qe i ka mesuar zanatin e Diktatorit shqyptar budalla qe vodhi paq te gjithe vendet komuniste si skuth duke u betuar se do t’i qendronte besnike Titos, Stalinit, Hrushcovit dhe ne fund edhe Mao Ce Dunit, njashtu sic vodhi shqyptaret per 50 vjet me radhe duke i detyruar te punonin si skllever ne vendin e vet, njesoj sic beri ne Kohen e Qepes te Gjermonit, kur nuk kishte asnje dyshke ne xhep, por jetonte si levend pasanik ne vilen e kunatit te tij Bahri Omari qe Ribbentropi i Hitlerit e kishte si doren e djathte ne Shqypni, qe Enveri e vodhi dhe e ropi paq dhe me ne fund edhe e vrau me tortura kur donte t’ja nxirrte te palarat sheshit,

    por:

    Prape Doktori Famoz albanez “K” ishte nje student i shkelqyer ne Universitet prestigjoz ne Itali sipas gazetes DITA, nderkohe qe Enveri ishte budalla dhe dallkauk per shkencat dhe prandaj nuk mori dot asnje provim dhe nuk pati asnje dipllome, paka shume si KAQOLI Edi Rama,

    prandaj:

    Doktori emblematik shqyptar “K” me shume ngjan me Profesorin francez te hajduterise:

    ARSENE LUPIN

  • Me ne fund dicka me te cilen mund te krenohemi, nje hajdut i ditur, jo me hajdut halabak. Oh sa mire me qene shqiptar.

  • Me paret qe do ti ngelen ti ofrojme partneritet ne ndertimin e thiatros .
    Ka ardhe koha qe te krijohet shoqata e hajduteve.Besoj se BE do na ndihmoje me fonde

  • Mbas ketij njoftimi Hollivudi do ti afroje miliona dollare ketij ” doktor K”per nji skenar filmi ku ky vete te jete edhe skenarist edhe aktor ne film , se me mire se ai nuk mund ta luaj ket rol aktor tjeter. Por pyetja shtrohet se sa e vertete eshte kjo ngjarje a ndodhi apo eshte thjesht nji ” legjende ” nga ato qe nuk mungojne ne keto faqe te ketij shtypi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *