Kush tha që nuk duhet ngrënë lëkura e pulës?!

Dita

Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për ata që preferojnë të kripurat. Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar prej kalorive të tepërta, tani është momenti ta konsumoni lehtësisht.

Hulumtimet që ka bërë shkolla për shëndetin publik në Havard tregojnë se nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës, pasi në të gjenden yndyrna të pangopura.

Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq.

Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i cili ka efekte pozitive për sëmundjet kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune.

Studimi thotë se kthimi tek një dietë mesdhetare me yndyrna të mira bën që diabetikët e tipit 2 të reduktojnë përdorimin e insulinës.

Lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes, dhe lagështia e lëkurës bën që të kurseni kaloritë nga marinatat me vaj dhe kripë.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Zengjini….
    Dikur, diku…Ishin mbledhur ne nje Sofer disa pasanike (parellinj) dhe po hanin e pinin per qejf… si ushqim kryesor konsumonin PULA…Hyn ne lokal nje i rene nga vakti, qe i kish lene florinjte ne Bixhoz dhe i drejtohet Sofres..”Eeeeh edhe une kur isha si Ju, Pula konsumoja…kurse tani, jam ibret”…i drejtohet dikush nga tavolina…me qe ke qene zengjin zoterote, na thuaj kush eshte pjesa me e shijeshme e Pules dhe po qe se e di,kjo tregon qe ke qene nje si Ne dhe ne do te pranojme ne tavoline te hash e pish me Ne.
    Ja kthen ish zengjini-vetem Lekura, nese eshte pjekur mire Pula. Per kete te vertete e ulen ne Sofer. Pra lekura e pules eshte pjesa me e shijeshme por edhe me` e shendeteshme….kaq per sot !

    saravangllavinglla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *