Çekët ftojnë Papa Françeskun në Shqipëri

anazapta

Kjo letër që shihni i drejtohet Papa Franceskut, ku i kërkohet atij të vizitojë Shqipërinë. Do të ishte deri diku normale nëse ketë letër të hapur do ta kishte shkruar një grup besimtarësh katolikë shqiptarë, por ajo çka bën habi, është se letra mban firmën e Milan Hulik, një avokat çek, i cili vizitoi Shqipërinë dhe veriun e vendit për herë të parë këtë verë.

I shoqëruar nga dy mikesha të tij po çeke, Milan tregon për “Vizion Plus”, sesi në këtë faqe interneti dedikuar Shqipërisë, e ku mund të marrësh informacion në 5 gjuhë të ndryshme, ai ka publikuar letrën e tij të hapur.

Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike në veri dhe familjet që u përpoqën të ruajnë fenë, edhe gjatë komunizmit. Por, bashkë me iniciativën për t’i dërguar Papa Franceskut këtë kërkesë, çekët që administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur me Shqipërinë. Aq sa, ata nuk ngurrojnë të bëjnë edhe ironi me paralajmërimet e Ministrisë së Jashtme çeke mbi masat që duhen marrë nëse viziton Shqipërinë.

LETRA-640x340

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *