Ministri i Financave të Turqisë, Berat Albajrak tha për Reuters se “Banka Qendrore e Turqisë është e pavarur nga qeveria dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të luftuar inflacionin”.
Ndonëse ky institucion nuk e ka ngritur normën e tij bazë në gati tre muaj, pavarësisht krizës valutore, Albayrak u shpreh se “në rast të një problemi në banka, Ankararja do të jetë e gatshme të hyjë me mbështetje. Gjithsesi nuk është se presim probleme me sektorin bankar.”
Lira ka rënë rreth 40 për qind kundrejt dollarit deri më tani këtë vit, e goditur edhe nga shqetësimet rreth kontrollit të presidentit Tayyip Erdogan mbi politikën monetare dhe nga përkeqësimi i marrëdhënies diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Ekonomistët thonë se Banka Qendrore duhet të rrisë normat vendimtare për të frenuar inflacionin me dy shifra dhe për të mbështetur monedhën.
Por Erdogan, i vetë-shpallur “armiku i normave të interesit”, dëshiron që normat e ulëta të mbajnë një trend në rritje të interesit për kreditim.
s.a/dita
