Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, vazhdon të jetë për autoritetet italiane një person nën hetim, për çështjen e 140 emigrantëve të anijes “Diciotti”.
Por prokuroria e Agrigentos ka hedhur së fundmi poshtë një nga 5 akuzat që i drejtohen.
Prokurorët italianë e kanë rrëzuar hipotezën e akuzës së arrestimit ilegal të 140 emigrantëve eritreas vetëm pasi shqyrtuan aktet e dosjes hetimore prej 50 faqesh.
Tashmë ndaj ministrit të Brendshëm italian rëndojnë akuzat si; sekuestrim personi, sekuestrim personi me qëllim kërcënimi, abuzim detyre e moszbatim të akteve zyrtare.
Matteo Salvini është shprehur për situatën në fjalë se është i qetë e i bindur në linjën e politikës së tij, dhe se nuk do e ndalin as 50 faqet e akuzës e as 30 vite burg që rrezikon.
s.a/dita
