“Ne jemi shumë!” Koncert kundër ksenofobisë në Chemnitz

Dita

65 mijë persona janë mbledhur në një koncert kundër racizmit në Chemnitz të Gjermanisë.

Njerëzit u përpoqën të tregonin nën moton “Ne jemi shumë!” se qyteti sakson nuk është ai që u shfaq në lajme këto ditë, me trazira dhe protesta kundër emigrantëve.

Grupe të njohura muzikantësh vendas u ngjitën në skenë duke i përcjellë turmës një sinjal të qartë kundër ksenofobisë dhe dhunës ndaj të huajve. Shumë njerëz në të ndërkohë thërrisnin: “Jashtë nazistët!”

Për këtë arsye, organizatorëve iu desh të ndërronin vend në mënyrë që të akomodonin të gjithë personat të cilët dëshironin të merrnin pjesë.

Chemnitz është kthyer së fundi në “teatrin” e përplasjeve të forcave të ekstremit të djathtë, neonazistëve.

Situata u përshkallëzua pas vrasjes së një 35-vjeçari gjerman, që dyshohet të jetë kryer nga dy emigrantë, një irakian dhe një sirian.

Të shtunën u zhvilluan demonstrata, ku përballë 8,000 personave të orientuar nga e djathta qëndruan 3000 kundërshtarë të tyre. Rezultati i demonstratave ishte 18 të plagosur, tre nga të cilët u raportua se ishin policë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *