Një grup kriminal italo-shqiptar është shkatërruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane.
Në pranga janë vendosur 8 persona, shtetas italianë e shqiptarë, me akuzën e trafikut të emigracionit klandestinë, falsifikim dokumentesh e mashtrim të akteve zyrtare.
8 të arrestuarit kishin krijuar një urë lidhëse mes Italisë dhe Britanisë së Madhe, për të favorizuar kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.
Skema e aktivitetit kriminal të këtij grupi është zbardhur nga operacioni i koduar i policisë së Romës,
“Tower Bridge”, i cili u krye në bashkëpunim me policinë e Londrës.
s.a/dita
