“Shën Tereza”, Veliaj: Tirana, festë me maratonën e shërbimeve të komunitetit

Dita

Tirana do të festojë Ditën e Shën Terezës me maratonën e shërbimeve të komunitetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën sot me një shprehje të Nënë Terezës.

Ai ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se “nuk ka gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe! Ajo që ne ndjejmë se bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani do të ishte më i pakët për shkak të asaj pike që mungon”.

Bashkia e Tiranës ka hapur në këto tre vite disa mensa sociale në të gjithë kryeqytetin, duke iu gjendur pranë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje.

Këto të fundit kanë marrë përgjatë gjithë vitit jo vetëm një vakt të ngrohtë, por njëkohësisht edhe një shërbim të specializuar me mjekë, psikologë etj.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *