Siguria ushqimore, bllokohen 51 tonë miell misri për kafshët nga Serbia

Dita

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 51 tonë miell misri për kafshë, në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësisë ushqimore.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë ka evidentuar dy subjekte të cilët do të fusnin në Shqipëri produktin miell misri për kafshë me origjinë nga Serbia.

Mielli i misrit, një ngarkesë prej 51 tonësh, e kishte nivelin (8.6) më të lartë se norma e lejuar (5).

Kjo ngarkesë nuk kishte gjithashtu përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk kishte datë prodhimi/skadimi.

Tashmë, AKU-së i ngelet të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë të ngarkesës prej 51 tonë.

s.a/dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Edhe pse vetem maja e ajsbergut, kjo pacavure propaganduese, rilindjotasve u duket e mjaftueshme per tu krekosur si gjeli maje plepit.

    Krahas “sukseseve” me asgjesimet selektive te droges prej kositesve te veshur me uniforma blu (kontrast mjaft pikant ky po te sjellesh ne kujtese kohen e dulle sqeparit kur ne arra shikoje vetem ca tufa koklakrash…), gjobvenesit e urritur pervec gjuetise se shtrigave kunder konsumatoreve te energjise elektrike dhe shofereve fukarenj, tashme kane filluar te bllokojne tek-tuk dhe ndonje qerre te ngarkuar me miell kafshesh.

    Se kujt dhe kur do t’ja servirin neser mallin e bllokuar, kete nje dreq e merr vesh, por nje gje ama merret vete me mend. Te shkretat dele c’kane hequr dhe c’mund te heqin akoma – thuaj. Ruaji o zot se per hir te idealit, ato kane qene te gatshme te hanin dhe bar komunist, e jo me miell te skaduar.

    Ne nje lajm te djeshem, te cilin ditaret tane nuk honepsen as ta publikonin, thuhej se pas c’birimit me plumba kallashi te murreve te shtepise se gazetares, nje numer i konsiderueshem gezetaresh me dhe pa identitet, kane filluar te marrin dhe ata arratine “ne drejtim te paditur”, duke shtuar keshtu numrin e armates se emigranteve 300 mijeshe te dy viteve te fundit. Po te marresh parasysh etiketimin e tyre banal si pjese e kazaneve mediatike, ky fenomen i panjohur me pare nuk ngjall me kurrfare cudie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *