Arabia Saudite/ Burg për ata që përdorin satirën në rrjetet sociale

Dita

Mesa duket satira e përdorur në rrjete sociale do të ndalohet njëherë e mirë në Arabinë Saudite.

Prokurori publik i Mbretërisë bëri të ditur sot përmes rrjetit social “Twitter” se satira që prish rendin publik do të dënohet deri në pesë vjet burg si dhe do të gjobitet me 3 mln e 800 mijë dollarë.

Princi Mohammed bin Salman ka marrë kritika të ashpra nga grupet e të drejtave të njeriut lidhur me sulmet e tij kundër aktivistëve dhe disidentëve politikë që kanë ardhur që nga emërimi i tij në qershor të vitit 2017.

Autoritetet lëshuan madje në shtator të 2017-s një thirrje publike për qytetarët, që këto të fundit të raportonin mbi aktivitetet e bashkëqytetarëve në rrjetet sociale.

Por duket se Mbretëria e Arabisë Saudite nuk është ndalur me kaq. Prokurori publik njoftoi gjithashtu se po kërkonte dënimin me vdekje të klerikut i cili është arrestuar vitin e kaluar së bashku me 20 të tjerë.

Aktivistët dhe familja e predikuesit thanë se ai u arrestua për akuza që lidheshin me terrorizmin.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *