Zyrtare/ Mavraj transferohet në kampionatin grek

Dita

Qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me skuadrën greke Aris.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i klubit, Theodor Karipidis.

Ky i fundit ka hedhur në profilin e tij zyrtar një foto të Mavrajt me fanelën e klubit grek.

Aktualisht Mërgim Mavraj është angazhuar me Kombëtaren Shqiptare, në pritje të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Klubit të Selanikut pak ditë më parë iu bashkua edhe futbollisti Migjen Basha.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *