Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk pret që në takimin e 7 shtatorit në Bruksel të diskutohet ndonjë gjë thelbësore me përfaqësuesit nga Kosova.
“Po e shoh se zyrtarët nga Kosova nuk dëshirojnë të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe, as për veriun, as për Gazivodën”, ka thënë Vuçiç, raporton “Tanjug”.
I pyetur se si i komenton deklaratat e fundit të Thaçit, presidenti serb është shprehur:
“Unë mendoj se ata nuk dëshirojnë që të flasin për ndonjë gjë thelbësore.”
Ai ka shtuar se Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe se liderët e të dyjave shteteve duhet të marrin përgjegjësi.
Brukseli megjithatë ka pritshmëri të tjera për këtë takim midis dy palëve.
Komisioneri Johanes Hahn ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet deri në fund të këtij viti ose, më së largu, deri në maj të vitit 2019.
s.a/dita

Sanxhaku dhe presheva Jane Shqiperi
Vojvodina eshte Hungari.
Keto Jane temat e diskutimit me shtetin serb
Kohe me pare Vuciq kishte deklaruar se ” ka shume pake figura ne tabelen e shahut dhe pake gjasa ka qe ai te fitoj ” por , me gjase atij edhe mund ti bie flamuri dhe keshtu ta dorzoje lojen sepse , Vuciqin e prete me 9.shtator nji takim me serbet lokal te Kosoves e pastaj ai udhton ne Kine . Pase Kines Vuciq do ta vizitoje Washingtonin ku e prete nji zarf me nji leter brenda ku ai do ti lexoj s cfare pozicioni duhet te merre ai ndaje Kosoves dhe , PIKE
Nese Vuciq ka marre sinjale per permbajtjen e leteres ne zarf dhe tani jepe deklarata ne stilin ” Kosova nuk do qe te humb asgje ”
Por , na ketu ne kosove e dijme edhe sa te tejdukeshme jane deklaratat e politikaneve serb dhe sa lehtesishte ata lexohen..!
“Po e shoh se zyrtarët nga Kosova nuk dëshirojnë të flasin për Asociacionin, as për veriun, as për Gazivodën”
Po more Vuçko, mos do të flasësh edhe për Durrësin ti? Ish-shefi yt, Shesheli, e tha se se kufijtë duan ti demarkojnë me Greqinë në jug te Durrësit.
Ato tema hapen vetëm po të jenë budallenj perfaqësuesit e Kosovës, une them bisedojmë për Preshevën dhe Sanxhakun, s’ka nevojë për tema të tjera.