Europarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred Weber, ka shprehur interesin për të qenë president i ri i Komisionit Europian.
Weber deklaroi të mërkurën në rrjetin social “Twitter” se do të paraqitet si kandidati kryesor i partive popullore europiane në zgjedhjet e BE-së në vitin e ardhshëm.
Afati i kandidaturave për zgjedhjet në BE është vendosur deri më 17 tetor, ndërsa partitë popullore europiane do të vendosin për kandidatin e tyre më 7 dhe 8 nëntor.
Konkurrentët e Weberit do të jenë kryenegociatori i Brexit, Michel Barnier dhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb.
s.a/dita
