Krimi në Shkodër, Rama: Shifra të qarta, s’ia vlen të merresh me opozitën

Dita

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte lidhur me situatën e kriminalitetit në Shkodër.

Përmes rrjetit social “Twitter”, ai thotë se e vërteta e shifrave flet qartë dhe se nuk ia vlen të merresh me fjalët e opozitës, e cila ikën nga Kuvendi “për të bërë politikë me krimin” nëpër qytetet e vendit.

“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.


s.a/dita

Share This Article
5 Comments

  • Gjate “diktatures” grafiket e ndryshimit paraqesnin prodhime industriale,bujqesore tashme grafiqet “demokratike” paraqiten me koka njerezish te vrare,te cdukur apo te perdhunuar!

  • Ne qoftese e verteta nuk çan dot ne tregun mediatik, faji eshte 100 per qind i yti. Lere Twiterin dhe Facebukun. Dil ne TV tu spjegosh njerezve arritjet e qeverise tende. Nuk ka kohe njeri te te ndjeke ty neper rrjetet sociale. 90 perqind e shqiptareve informohen nga teleja!

  • Ashtu sic nuk ka ndalim jete,STOP ashtu nuk ndalohet as krimi STOP.
    Kudo,edhe ne vendet me demokraci shekullore ekziston krimi qofte i organizuem qofte dhe spontan.Ceshtj asht qe krimi te rreduktohet sa te jet i mundshme ti zehet fryma e te mos kete guxim ne rritje masive.

  • MH:Vertet krime ka ne gjith boten.Po ne Shqipni mbrohet nga shteti.Populli i dinte se kush jan te fortit ne thojza,po dinte se kan mbeshtetjen e policis.Kur apozita e beri te madhe filluan arrestimet,gjoja arrestime te pa fajshim do dalin keni per te pare.

  • Ne vend qe ti kishte futur ne burg kryekriminelin Berisha me gjithe kriminelet e tjere , Ramiu tallet, nuk ja vlen te merresh thote.
    Jo, gjeja e pare qe ja vlente ishte denimi i krimineleve.
    Po Ramuti kete pakt ka me politiken. Te mbajne njeri-tjetrin, dhe tja fusin popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *