Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë “dritën jeshile” për të vizituar Kosovën këtë fundjavë.
Autoritetet kosovare shprehen se leja për vizitën e Vuçiçit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për lëvizje të lirë.
Presidenti serb do të qëndrojë më 8 dhe 9 shtator në Kosovë dhe në këto ditë ai do të takohet me banorët serbë të veriut të vendit.
Vizita e tij në Kosovë do të vijë një ditë pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
s.a/dita

Apo e tallin bthen serbet.
Pasi therren dhe masakruan mijera kosovare tani po futen si zot shtepie ne Kosove.
Me lejen e Brukselit thone.
Fakt qe Kosova nuk ka shtet por hale me krimba