Zv/ministri i Brendshëm: Opozita bën propagandë, por Shkodra nuk i harron 18 vrasjet

Dita

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha në rubrikën “Opinion” se opozita po e shfrytëzon Shkodrën për propagandë.

Ai i hodhi poshtë akuzat e opozitës se ka rritje të kriminalitetit, duke thënë se tentativat për vrasje janë përgjysmuar.

“Shifrat tregojnë ulje të kriminalitetit në Shkodër. Në Shkodër është rritur zbulueshmëria nga 64% në kohën kur ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm, në 100%. Çdo autor është zbuluar dhe vënë prapa hekurave”, u shpreh zv/ministri.

I pyetur për rastin e dy personave të rrëmbyer në Shkodër, Lamallari u shpreh se policia po bën punën e saj.

“Për çdo rast të denoncuar në organet e policisë apo edhe mediatikisht, policia kryen veprimet. Viti nuk ka përfunduar ende dhe të gjitha këto çështje janë nën hetim nga organet kompetente”, tha ai.

Shprehjes së opozitës se “Shkodra nuk harron”, Lamallari iu përgjigj se Shkodra në të vërtetë nuk harron 18 vrasjet në kohën e saj, numrin e madh të vjedhjeve dhe as veprat  e tjera në fushën e trafiqeve.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *