Plagosi katër persona në lokal, arrestohet autori në Durrës

redaktor

Policia e Durrësit arrestoi autorin e ngjarjes së rëndë të 30 korrikut të këtij viti ku ai shtiu me armë drejt një lokali me pushues duke plagosur katër persona. I arrestuari quhet Armando Lamaj i shpallur prej kohësh në kërkim nga policia.

Mësohet se Lamaj ka qenë banor i pallatit poshtë të cilit ishte lokali, ndërsa mendohet se shkak ka qenë një sherr i tij me një nga frekuentuesit e lokalit.

NGJARJA
Katër persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e asaj dite në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku ky person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të lokalit.
Për pasojë katër persona janë plagosur, ndërsa krismat kanë shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në lokalet përreth, apo duke shëtitur në rrugë në ato momente. Ne momentin e sulmit te plagosurit ndodheshin në lokal, në tavolina të ndara nga njëri-tjetri dhe atëherë nuk u kuptua qartë kush ishte objektiv i sulmit.
Të plagosurit, janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku dhe fatmirësisht shpëtuan./BW

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *