Thaçi-Vuçiç: Dështimi i radhës në Bruksel

DITA Online

 

Takimi Thaçi-Vuçiç është ndërprerë pa filluar për shkak “të gënjeshtrave e mashtrimeve” nga Prishtina, sipas palës serbe. Drejtori për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç shprehet me zemërim për delegacionin shqiptar

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç nuk ka pranuar dialogun me presidentin Hashim Thaçi të premten në Bruksel për shkak të të gjitha “kërcënimeve dhe gënjeshtrave e mashtrimeve” që vijnë nga Kosova.

Kështu është shprehur drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç. Pyetja mbetet e hapur, nëse do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme me Prishtinën, sepse Prishtina përpiqet të bllokojë vizitën e Vuçiçit në Kosovë dhe nuk mbështet asnjë interes serb në Kosovë. “Sot nuk kemi as të dhënën më minimale që të flasim me përfaqësuesit e Prishtinës. Pas të gjitha shëmtirave që kanë bërë ata, ne as nuk duam t’i shikojmë.”

Gjuriç ka theksuar, se është e papranueshme që presidenti Thaçi shton në bisedime kërkesa për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, sepse në dialog diskutohet vetëm shteti i Kosovës, shkruan DW.

Sipas burimeve të Deutsche Welles, Aleksander Vuçiç do të vendosë sot në mbrëmje, nëse do të vizitojë në fundjavë Kosovën. Gjuriç theksoi se “nëse ai vendos të shkojë, atëherë është absolutisht e sigurtë që ai do të vizitojë edhe Gazivoden, që ai do të lëvizë i lirë në Kosovë”.

Presidenti serb nuk do të japë deklaratë për mediat.

Presidenti Thaçi dhe ai serb Vuçiç zhvilluan takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE për politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

a.s/dita

Share This Article
11 Comments
  • Hashimi eshte çlirimtari e shtetformuesi i Kosoves dhe kesaj hapesire shqiptare.Hashimi e ka permbyllur clirimin e kesaj hapesire dhe lirine e ketij populli, te filluar qe nga stergjysherita tane.Kundershtaret jane vetem frigacaket qe nuk kishin guxim te dilnin zot atdheut as me 1997-99 e sherbetoret e serbeve titorankoviqeve e gjyshrit e tyre karagjorgjeviqeve e drazhmihajloviqeve.Shebu j e tille i shihni,i lexoni ne mediat shqipe dhe i degjoni ne media e kuvendime serbe edhe shqiptare.

  • Dmth ne Bruksel ne tavoline eshte vetem ndarja e Kosives dhe jo shkembimi me Presheven , Bujanovcin dhe Medvegjen.
    Keto jane shtesa fallco te Thacit per ti bindur shqiptaret qe te pranojne oferten e copetimit.
    Kur te kete dhene Veriun Kosova dhe serbet ti kete brenda ne shtepi atehere kane per ta pare mire Luginen e Presheves, as ne ender..e as ne varr

  • Deshtimi i Brukselit tregoi se diplomacia serbe vazhdon te silelt si njeqind vjet me pare: arrogante, mendjemadhe, agresive dhe shoviniste. Asnje pellemb toke e shtetit te Kosves te mos i jepert shtetit te Sllobodan Milloshevicit! Te ngrihet sa me pare Ushtria Kombetare e Kosoves! Serbet e Kosoves do te kerkojne te shkeputen me force. Rrofshin forcat e Sigurise se Kosoves dhe strukturat e NATO-s!

    • Serbet do ishn shkeputur me force pp te mos shn ndalur nga Gjermana dhe kushtet e EUse per njohjen e Kosoves.
      Per ta kaluar kete pengese pa lufte, per te mos marre asnje barre historike, serbet luajten gurin e Thacit tradhetarit, dhe futen ne burg Ramushin qe ta shisnin lirine e tij me Veriun e Kosoves.
      Kush e liroi Ramushin nga burgu ne France .
      Sot Ramushi ka ngritur ekip qeveritar per mareveshjen me Serbine.
      Kerkon qe te mos e lere vetem Thacin dhe ne kete menyre do ti japi legjitimitet tradhetise.
      Njelloj si ceshtja e detit me greket.
      U be sikur u kumdershtua nga Meta, dhe Bushat skllavi qe kercen me dajret greke, para grekerve, ngriti dhe ai nje komision cunakesh qe po shqyrtojne dhe ata “delimitimin”, dmth po legalizojne tradhetine e Rames duke i falur 12 milje detare Greqise, e cila do dale deri ne Sazan.
      Ju rrofte ai gjoksi i vlonjateve dhe i gjithe shqiptareve qe po ulin breket para nje grushti qelbesirash.

    • Jo Dardan jo , diplomacia serbe sillet varesishte se kend ka perpara.Doplomacia serbe as ka andrruar se do te kete bashkebisedues shqiptar kaq te dobet dhe kaq servil Me njerez te paditur sot as qoban
      s mund te behesh e jo te shkosh ne bisedime me Serbine. Thaci e Haradinaj e Veseli …jane te rendesishem per 40 mij veteran te krimit te cileve ata u siguruan pensione nga paraja e taksapagueseve te kosoves ( jo nga xhepi i tyre ) pa pase asnji dit lufte , pa e dijte cka eshte pushka etj. kurse , per Brukselin , per Washingtonin …atje i trajtojne si te padijeshem , si zullumqar te shtetit te tyre , arrogante …dhe me padurim presin ti hypin ne aeroplan dhe me u lirue nga ata …mose u merzit se u kane thene haptas ne sy ketyre qlirimtareve tu …!

  • Sanxhaku eshte Shqiperi

    Presheva eshte Shqiperi

    Kosova eshte Shqiperi,

    Po nuk I pranuan keto me shkrim, me serbet ka vetem nje

    gjuhe.

  • Fragmente nga Konferenca per media e Gjuriqit ne Bruksel
    Shifni se si serbet renegatit shqiptar i quajne te rezikeshem per Serbine
    Shifni sa te tejdukeshem jane kafshet e Beogradit

    Gjuriq: Nuk mund të bisedohet në këto kushte…
    “Ne gjithsesi dëshirojmë që në të ardhmen ta ruajmë paqen dhe normalitetin, mirëpo kërcënimet, sulmet, nënçmimet, gjërat më të këqija të cilat kanë bërë ditët e kaluara, tentimet që presidentit t’i ndalohet të vizitojë liqenin e Gazivodës, veriun e Kosovës, tentimi që presidentit të komplet shtetit të Serbisë t’i kërcënojnë në mënyrën më të keqe të mundshme, që të ofendohet e tërë popullata serbe në Kosovë, tentimi që paraprakisht të koordinohen gjërat se për çka mund dhe nuk mund të bisedohet, prandaj sikur nuk mund të bisedohet për asgjë që është interes serb në Kosovë”, tha Gjuriq.
    Duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi se do të bisedohet edhe për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, Gjuriq tha se nuk do të bisedohet për asgjë tjetër vetëm për Kosovën.
    Ai tha se procesin e bisedimeve po e rrënon jo gatishmëria dhe vullneti i keq nga ana e Prishtinës, duke fajësuar edhe BE-në dhe EULEX-in që sipas tij nuk kanë krijuar kushte për lëvizje të lirë.
    Gjuriq është i bindur se Vuçiq nëse shkon në Kosovë do ta vizitojë edhe liqenin e Gazivodës ndonëse sqaroi se për këtë do të vendos në mbrëmje.

    Gjuriq: Nëse presidenti shkon në Kosovë gjithsesi do ta vizitojë Gazivodën

    “Sa i përket vizitës së presidentit, më duhet t’iu them se rreth kësaj çështje nëse në këto rrethana duhet të shkoj presidenti në Kosovë. Në ekipin tonë, në parti, por edhe në qeveri , akoma jemi të ndarë. Sido që të diskutojmë, dalim dy pro dy kundër, tre pro tre kundër do të thotë njerëzit janë të hamendur dhe mendimet janë të ndryshme rreth vizitës. Presidenti deri sonte gjithsesi rreth kësaj çështje nuk do të deklarohet, mirëpo nëse vendos të shkoj, atëherë është shumë e sigurt se do ta vizitojë liqenin e Gazivodës. Gjithsesi është e sigurt se do të lëvizë lirshëm në territorin e Kosovës”, tha Gjuriq.
    Ai i quajti gënjeshtarë të gjithë politikanët në Prishtinë duke thënë se kanë gënjyer edhe rreth ndalesës së tij që i është bërë në kufi nga ana e autoriteteve të Policisë e po ashtu deklaratën e kryetarit të Kuvendit e quajti kërcënim dhe turp i pafund.
    Gjuriq: Kërcënimet që i kemi dëgjuar nga Veseli janë turp i pafund
    ‘’Për cinizmin dhe gënjeshtrat e përfaqësuesve të Prishtinës do të flas më shumë me një rast tjetër. Ata kanë gënjyer edhe rreth vizitës time, dhe nuk iu ka mjaftuar kjo që Policia më ka kthyer nga kufiri, por kanë thënë se s’kam qenë fare atje. Mund ta pyesni këdo, ekzistojnë pamjet nga kufiri, të gjitha shërbimet i kanë ato. Kërcënimet të cilat kemi mundur t’i dëgjojmë nga kryetari i Kuvendit të përkohshëm të krahinës janë turp i pafund, dhe kjo është arsyeja pse nuk duam të shohim ndonjërin prej tyre… dhe jeni të sigurt, nëse presidenti Vuçiq do të shkoj në Kosovë, nuk do të arrestohet”, tha Gjuriq.
    Në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me zëvendësin e tij Behgjet Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *