Mjekët kanë evidentuar nga kontrollet bazë mjekësore se janë shtuar rastet e sëmundjeve.
Sipas tyre, sëmundjet janë rritur në numër kryesisht nga stili i jetesës, ushqimet me aditivë dhe hormonet.
Mjekja Diana Hysi ka treguar për Top Channel se nga check-upi janë zbuluar pothuajse muaj për muaj raste të reja me diabet.
“Përveç diabetit, janë anemitë e ndryshme që për shembull unë mund të mos ta kem ditur dhe pacienti ka thënë: “Po doktoresha, unë prej vitesh e kam këtë problem”. Sëmundjet kardiovaskulare janë evidentuar apo dhe sëmundjet e tiroides së fundmi”, ka vijuar ajo.
Mjekja është shprehur se edhe sëmundjet e veshkave apo anemitë në gjak nuk mbeten pas.
“Ka pasur goxha raste të tilla, sepse pamjaftueshmëria e veshkës në fillimet e saj nuk të jep asnje klinikë, asnjë shqetësim, ti nuk kupton asnjë gjë. Ky është i gjithë benefiti që marrim ne nga një analizë paraprake që ia japim pacientit dhe kur ai ndjehet mirë. Është më e mira të parandalosh, sesa të mjekosh”, ka këshilluar Hysi.

s.a/dita
