Alibeaj: I domosdoshëm Vettingu në politikë. Ja ku ndryshon nga dekriminalizimi

Dita

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thënë për emisionin “Kjo javë” se aksioni i ndërmarrë i opozitës synon ndarjen e politikës nga krimi.

“Vajtja në Shkodër, apo në Elbasan, apo nesër në Durrës, a Vlorë, nuk përbën më diçka që nuk dihet. Sot u njoftua se dy djem kanë humbur në Vlorë. Po të bësh një bilanc, duket si një bilanc lufte. Kur vendi është në këtë situatë terrori, politika nuk mund të rrijë në Kuvend e të manipulojë opinionin, por nëse ka përgjegjshmëri dhe kurajo të dalë e të shohë shqetësimin e vërtetë të popullit. Është një situatë e jashtëzakonshme në vend, pasi e jashtëzakonshme është lidhja e politikës nga krimi”, është shprehur Alibeaj.

Lidhur me dorëzimin e draftit në Kuvend për krijimin e një Vettingu për politikanët, Alibeaj është shprehur se do të ndihmojë në luftën e ndërmarrë kundër krimit.

Deputeti i Partisë Demokratike ka shpjeguar më tutje ndryshimin mes dekriminalizimit dhe Vettingut në politikë.

“Krimi mbështetet nga politika, dhe nuk goditet nga drejtësia. Jemi në emergjencë kombëtare. Na duhet Vetting në politikë. PD ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin. Dekriminalizimi lidhej me pastërtinë e figurave politike, zyrtarëve e krerëve të bashkive, dhe ka dhënë rezultat. Padyshim që ka ende për të bërë. Në situatën ku jemi sot, ku ka politikanë me lidhje të forta me persona të dënuar, apo të përfshirë në krim, duhet të kalohet në një fazë të dytë të procesit. Jo vetëm që nuk duhet të kemi deputetë, ministra, zyrtarë, të dënuar e të lidhur me krimin, ashtu edhe nuk duhet të kenë kontakte me persona të tillë. Shqiptarët vetë e dinë se cilët politikanë janë të lidhur me krimin, e dinë cilët janë politikanët që e mbështetin krimin, që i krijojnë hapësira, në Durrës, Elbasan, Shkodër.”

Sa i takon procesit të Vettingut në gjyqësore, Alibeaj është shprehur se opozita kërkon që të mos krijohen me ligj mjetet nga mazhoranca, sepse kështu asaj i krijohen mundësi që të kapë sistemin e drejtësisë.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Dekriminalizimi nuk veproi pasi gjykatat ishin te pa reformuar. Edhe sote ne se nuk perfunmdon reforma ne drejtesi te gjith nismet jan baras me zero(0)

  • Isa toska eshte kriminel dhe mos pritni ndonje miresi nga gjaku i prishur i krimineleve. Viktimat e isait kerkojne drejtesi dhe sa here qe shfaqet pasardhesi i tij, keto viktima renkojne thelle… dhe urrejtja rilind per plaget e vjetra, qe gervisht ky tipi

  • Bir dhe nip krimineli si mund te jete ne politike, bile ne nivelet me te larta te saj. Vetingu sa me shpejt ti zhduki keto qelbesira nga mediat dhe administratat publike.

    • Kam nje pyetje per dy bandillet Nickname dhe hysa; Mos valle keni qene kryetar fronti ne kohen e xhaxhit!!!!???? Po mjaft o te uruar me keso lloj karagjozlleqesh qe i ka ikur koha!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *