Reagimet ndaj vizitave të fundit të kryeministrit Edi Rama në disa familje të varfra kanë qenë të shumta.
Një ndër to ishte edhe ai i Blerim Shehut. Qytetari në fjalë i drejtohet Ramës që të heqë dorë nga vizitat e këtij lloji dhe të fokusohet në politika sociale.
“Mirëmëngjes Zoti kryeministër! Ju përgëzoj që keni ra me këmbë në tokë dhe dilni e shihni ndonjëherë realitetin shqiptar. Por disa pyetje kisha unë. Ju si mendoni, a do të arrini dot të shuani varfërinë e skamjen që ka pllakosur Shqipërinë me këto vizita që bëni njëherë në 2 javë nëpër këto familje? Jo për gjë, po dhe montazhi dhe përpunimi filmik do kohën e tij.
Ku ishit këto 5 vjet?
Për rastin e asaj familjes nga Shijaku , atë zotërinë e mbaj mend që para dy viteve që vinte te OSHEE, se ja kishin prerë dritat për shkak të mospagimit të faturave. Lutej për t’ia rilidhur, por stafi nuk e bënte këtë gjë se do arrinte objektivat e faturimit që kishin ardhur nga Tirana.
A nuk e dinit që atëhere se ka familje të tilla në këtë gjendje?
A nuk është më mire të ndiqen politika sociale duke i punësuar, duke i përjashtuar nga disa detyrime ndaj shtetit, duke ju lidhur ndonjë ndihmë financiarë si shtresë në nevojë e jo si një , dy apo tre familje? Sepse me këtë ritëm, deri në 2021, maksimumi do të rregulloni 100 familje, duke llogaritur dhe sa kohë do që të bëhet një film me metrazh të shkurtër. Jo për gjë, por supozohet se këto gjëra duhet të bëni se jeni dhe parti e majtë.
Gjithsesi përgëzime! Më mirë vonë dhe pak se sa kurrë dhe hiç!”
Rama i është përgjigjur qytetarit, duke shkruar se nuk mendon që do shuajë skamjen me vizitat në shtëpitë e atyre që jetojnë në kushte mjerane. E megjithatë, ai thekson se vizitat nuk i konsideron për këtë arsye humbje kohe.
“Arsye që zgjodha komentin tënd, nuk është kjo arsyeja, por pyetja jote: Ku isha këto 5 vjet?! Ta them unë, isha në krye të qevertisë miku im, ku për 600 mijë qytetarë të pasiguruar dhe vizita tek mjeku i familjes u bë falas dhe u vendos rimbursimi i barnave si për gjithë të tjerët. Isha në krye të qeverisë kur u hoq taksa 10% e barnave dhe shërbimeve mjekësore. Isha në krye të qeverisë kur numri i fëmijëve nga familjet të kategorive të ndryshme në nevojë që përfituan libra shkollorë falas arriti 100640 dhe jam sot në qeveri kur librat po shpërndahen falas nga klasa e parë deri në të katërt. Isha në krye të qeverisë kur përveç librave u vendos kompensimi financiar me lekë në dorë për 59 mijë fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Isha në krye të qeverisë kur u hoq ndihma ekonomike e pjesshme dhe sot ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë. Isha në krye të qeverisë kur për 2600 të moshuar u vendos pension social, kur deri atë ditë nuk merrnin dot 1 qindarkë nga shteti.
Ti e paske njohur Hysenin dhe të paska ardhur keq kur i kishin prerë dritat njëherë e një kohë, ndërkohë që unë sipas teje s’paskam pas ra me këmbë në tokë asaj kohe. Dallimi mes meje dhe teje Blerim nuk është se ti ke zemër dhe unë kam një gur aty ku ti ke zemërn, por është se unë kam për detyrë të shoh më larg se ti dhe të më vijë keq jo vetëm për Hysenin dhe Nikon sot, por edhe për fëmijët e tyre nesër. Nëse sot nuk bëhen reformat e dhimbshme për gjeneratën e të gjithë prindërve”, ka shkruar më tej Rama.
s.a/dita

Z.Rama!
Kur ju ishti aty qe deklaroni si ma poshte:
“””” Isha në krye të qeverisë kur për 2600 të moshuar u vendos pension social, kur deri atë ditë nuk merrnin dot 1 qindarkë nga shteti.””””
Ne keto familjet qe vizitove vrejte e kishin kete pensioni apo dhe ky i mungonte.E,nese mungonte,si e keni planifikue te drejten e vendosjes se pensioneve ndaj mjeranve hallegjinje.Apo keto mjeran hallegjinje nuk kishin plotesue kushtet e te moshuarit per pension.
Kisha deshire ta dije.Mbasi jam dakort per cfare thue sepse ne keto 5 vite jeni qeveria ma pozitive qe njeh tranzicioni i dhimbshem ne keto afer 30 vjet rrugtim jete.
PAPAGALL! KUR PERSERIT QE ‘REFLOR,MAT JA NE TE DHIMBESHMDE’ PER KE REFORMA E KE FJALEN?
Per reformren qe u ke hequr tere privilegjet e pensionet e arta krrimineleve te politikes ketro 28 vjet nga FAatos MNano tek tere derrat socialSSaliste miliardere e jhajdute ne parlament???Jep doreheqje se jo vetem nuk ke pune me te mengjeren e bythes po je zogist anarkist xhihadist metist e mbi te gjitha SALIST
Ulja pak e pagave marramemdese te deputeteve, ministrave dhe kabineteve te tyre, drejtoreve, gjyqtareve, prokuroreve, bankiereve te shtetit, presidentit dhe kabinetit te tij, kabinetit te qeverise, ulja e shpenzimeve te teperta, heqja e pages se deputeteve sabotues ne seancat dhe komisionet parlamentare do te ishte nje mundesi per zbutjen e varferise ekstreme te disa familjeve ne vend.
Shikoni cfare pergjigje harbutshe jep ky kryeministet i pa afte,arrogant dhe inatcor!
Nuk pergjigjet direkt pyetjeve,por numeron VKM e qeverise dhe edhe ne kohen e Osman Gazepit beheshin me shume!
Cfare ke bere per varferine,o sulltan pasha?
A ka me te varfer se te ngujuarit nga gjakmarrja?
Nuk ka,por ti ke frike ta permendesh gjakmarrjen se jo vetem nuk ke bere gje,por as e ke permendur me goje kete fenomen!
Sa njerez te pa pune ka,sa analfabete,sa prinder te pa pune ka etj,qe me pas te hartosh politika punesimi?
Asgje nuk di se ke nje ministri te Punes qe vetem me punen nuk merret!
Mburresh se ke maredhenie te shkelqyera me nje sere shtetesh,por deri me sot nuk na ke thene se keto shtete ss fabrika,uzina,kombinate apo pallate ngriten ne kembim te kesaj miqesie te shkelqyer sic bente Enveri?
Deri tani asnje,pra ti mburr maredheniet me te tjeret per imazhin tend e jo per popullin shqiptar!