Zgjedhjet në Suedi; Frikë nga ekstremizmi dhe fashizmi

Dita

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven ka folur në ditën e fundit të fushatës elektorale mbi rrezikun e ekstremizmit dhe fashizmit.

Duket se as partia e tij Social Demokrate e qendrës së majtë dhe as partia e qendrës së djathtë nuk do të mund të marrë shumicën e votave. Ndërsa partia anti-imigracion Demokratët Suedezë pritet të fitojë rreth 20% të votave, duke u bërë kështu partia e dytë më e madhe në Parlament.

Kryeministri tha se një votë për Demokratët Suedezë ishte e “rrezikshme”, dhe se kjo do të ishte si të “duash të shuash zjarrin me alkool”.

Imigracioni ka qenë një çështje qendrore e fushatës elektorale.

Të shtunën, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson tha: “Suedia ka qenë një vend ekstrem në shumë drejtime, jo vetëm kur bëhet fjalë për imigracionin”, dhe se plani i tij për të marrë më pak emigrantë mund të konsiderohet si “politikë normale edhe për pjesën tjetër të Evropës”.

Kjo parti prej vitesh është parë si e lidhur me grupet neo-naziste dhe të tjera të ekstremit të djathtë, ndërsa tradicionalisht është përpjekur që të tërheqë njerëzit e klasës punëtore.

Synimi i saj momentalisht është që të tërheqë më shumë femra dhe sa më shumë votues me nivel edukimi të lartë.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • bravo, te vine keto parti ne pushtet gjithandej ne europe te ndryshojne politikat se e kane cuar per lesh europen plake keta social demokratet, demokratet, majtet, nje force e tille duhet te krijohet dhe ne albanistanin qelbesire qe ta shkundi nga rrenjet ata qe kane dhe jane qevrisur keto 25 vite,

    • Bravo kete them dhe une qe te vine patite ekstremiste ne pushtet qe ta shperbejne fare Europen dhe pastaj ti e une si shqiptare te veme nje gjethe fiku te koqet per ti mbuluar dhe nga maja e pemes te bertasim si Tarzani.
      Hajde mentalitet hajde… po ku do mbytemi ne pa BE mo mendje e zghuar?
      Mendo per vete leri europianet se i zghidhin vete problemet me emigracionin se jane shtete te konsoloduara te medha dhe me ndergjegje ato. Po ne ku do shkojme me keta hajdute qe s’dine te ndertojne shtet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *