Raikonen kërkon suksesin në Monza

anazapta

Kimi Raikkonen shpreson që të rigjejë suksesin në pistën e Monzas javën e ardhshme kur do të zhvillohet edhe gara për Çmimin e Madh të Italisë. Finlandezi nuk e ka shijuar ende suksesin në pistën italiane, prandaj objektivi kryesor i ish kampionit të botës është maja e podiumit me makinën Lotus. “Është e vërtetë që nuk kam fituar asnjëherë në Itali. Për një arsye ose një tjetër, gjërat nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur, por kjo nuk do të thotë se pista e Monzas nuk më pëlqen. Thjesht se nuk kam fituar asnjëherë këtu nuk do të thotë se s’do t’ia dal mbanë në të ardhmen. Mendoj se shansin real e kemi që këtë sezon”.  33-vjeçari e pranon se pista italiane është shumë e shpejtë dhe kjo përbën një sfidë si për të arshu edhe për shumë pilotë të tjerë. “Monza është një sfidë e madhe pasi kemi të bëjmë me një pistë ndryshe nga të tjerat. Për të arritur limitet e shpejtësisë duhet të kesh një makinë të përgatitur mirë nga ana aereodinamike por edhe motor të fuqishëm. Unë mendoj se Lotusi i ka të dyja këto aspekte”.  Gjithsesi, ish piloti i Ferrarit kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë duke theksuar në fund të deklaratës së një ide më të qartë për paraqitjen në Monza do ta krijojë pas testeve të ditës së premte.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *