Vargjet e Arben Dukës!

redaktor

Njazua s’na tregoi, kush e kërcënoi!..


Ti ndonjë haber,
nuk na dhe o burrë,
kush të kërcënoi,
s’e mësuam kurrë!

Hë për hë nuk kemi,
një variant të ri,
veç atij që vetes,
i ke shkruar ti!

Po unë krejt besnik,
i kam mbetur bastit,
se Njazua ka shkruar,
kundër Kosovrastit!

Mbeti edhe mbeti,
varianti i vjetër,
se ti nuk na solle,
ndonjë variant tjetër!

Lexove mesazhet,
me surrat të nxirë,
por s’na the një numur,
o “njeri i mirë”!

Po nuk the një numur,
ta dinim dhe ne,
dhe do ishte mbyllur,
gjithë kjo mesele!

Nga ty një përgjigje,
dua që ta kem,
se gjithnjë problemi,
do mbetet problem!

Po ti mund të dalësh,
e të flasësh bruto,
se t’i bënë mesazhet,
me një “skonoshuto”!

Me këtë variant,
Njazo mos u lodh,
vetëm me mesazhet,
skonoshutua s’ndodh!

Një variant nga ty,
e duam o mik,
atë ditë në popull,
përhape panik!

Se ti Njazo nxiri,
je vërtetë figurë,
ndaj askush i qetë,
s’do të jetë kurrë!

Për asnjë s’do ketë,
këtu siguri,
nëse nuk e gjejmë,
kush të trëmbi ty!

Për ty Njazo vllai,
po më ha meraku,
se të kanë shkarkuar,
dhe nga Bashkiaku!

Se na iku Gushti,
Gushti me gjithë vapë,
kush të kërcënoi,
do të pyes prapë!

Do të pyes prapë,
ty o Kosovrast,
se për këtë punë,
kam vënë goxha bast!

Të më rrosh sa malet,
për humor m’u gjënde,
them se i ke çuar,
mesazh vetes tënde.

Share This Article
5 Comments
  • je valute beni ,sa te mundesh ,,bjeri kokes ketij qeni ,ky eshte katrani ,dhei nxirosuri me boje i votes se shqiptareve ky eshte mortja e votes se lire ky eshte armiku nr nje i votes se lire ..qafen thefshin e gjithe sporua e tij ,e te shpetojme njehere e mire ,,

  • Te dallosh ne njerez
    Te ligen te miren
    E lexon gjithcka
    Kur i sheh fytyren

    Njazua sterre ne faqe
    Njazua sterre ne shpirt
    Nuk besoj se gjendet
    Nje i dyte i lig

    Ndaj dhe perendia
    Me shenje e ka bere
    Qe ta njoh kushdo
    Ta njohin te tere

    Thote me kercenuan
    Thote desh me vrane
    Larg qoft po te ndodhte
    Do bente hatane

    Dhe doli me pas
    Ti binte hilese
    Thone dhe vetetima
    Si qellon halese

    Po dhe ti qelloje
    Nje hale me pak
    Se dhe vetetima
    Di se ku merr hak.

  • Mos e shani Njazon
    Trimin e partise
    Njazo Kozsovrastin
    Besnik i Salise.

    Esht pak i shemtuar
    Murxho turi vrare
    Per devotshmeri
    Ama s’ka te share.

    Ashtu si fytyren
    Dhe shpirtin e ka
    Esht i neveritshem
    Tremben nje dynja

    Kur flet ne KQZ
    Hungerin si derr
    Nga gjuh e neperkes
    Nxjeren vetem vrer.

    Fytyr e urryer
    Mos te pafshim kurre
    Por nga zoti ti
    U befsh m.t e sh.rre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *