E dashur DITA! Tregojnë që dikur në një fshat lindi një fëmijë i cili, për dy javë nuk reagoi, që të qante si gjithë fëmijët e tjerë kur dalin nga barku i nënës. Prindërit e tij u shqetësuan, prandaj shkuan në një fshat pranë, morën një hoxhë, dhe ai e këndoi me ato magjitë dhe llafet e tij. Në këtë kohë fëmija u përmend dhe filloi të qajë. Hoxha iku në fshatin e tij, por sa vajti hoxha në fshat vdiq, se thonë ja mori shpirtin ai që ngjalli, ngaqë ishte shpirtzi që i vogël. Më kujtohet kjo histori kur shikoj (atë personin e urryer që po mendoni të gjithë) në TV. Me respekt, Guri, pensionist.
