Një kompani shqiptare, pjesë e panairit ndërkombëtar “Automechanika”

Dita

Kappa Oil është e vetmja kompani shqiptare që do të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar “Automechanika” në Frankurt, i cili do të zhvillohet në datat 11-15 shtator 2018.

Pjesëmarrja e kësaj kompanie në këtë panair tregon performancën e saj në tregun e lubrifikantëve.

Krenar Lasko

“Ne kemi 26 vjet në treg. Po të marrim kohën që kur është shpikur motorri me djegie të brendshme Kappa Oil ka bërë histori. Një çerekshekulli në tregun e lubrifikantëve. Në këto 26 vite Kappa Oil ka kaluar nga vitet e para të post-komunizmit deri tek vitet e kërkimit të tregjeve ndërkombëtare nga Shqipëria”, tregon Presidenti i Kappa Oil, Krenar Lasko.

Ai thekson se kompania Kappa Oil ishte e para që solli frymën e trajtimit të konceptit dhe kulturës së automjetit në Shqipëri.

Lasko shpjegon se çfarë cilësish duhet të ketë një vaj lubrifikant cilësor, që sipas tij i gëzojnë edhe vajrat lubrifikantë të kompanisë së tij.

“Vaji lubrifikant është baza e një motorri. Duke qenë se është baza, është si ushqimi për njeriun. Ashtu siç ushqejmë një njeri aq fuqi do të ketë. E njëjta gjë ndodh me vajin për motorrin”.

Kappa Oil e mbulon tregun shqiptar në 42% të nevojave e duke qenë kështu, pjesëmarrja në Panairet  Ndërkombëtare më të rëndësishme të botës është një nga sfidat kryesore të punës së Kappa Oil.

“Në 2016-n kemi qenë në Frankfurt. Në 2017-nkemi qenë në Bolonja, dhe veçoria e 2017-s ishte që në hollin ku merrnin pjesë ekspozues nga e gjithë bota, vetëm Kappa Oil kishte tre stenda. Pra në një moment kur asnjë kompani tjetër nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia nuk merr pjesë, ne prezantohemi me tre kompani. Kjo është të jesh lider në treg”, shprehet presidenti i kompanisë.

Sot, Kappa Oil është prezente në rreth 25 shtete të botës. Ky emër nuk është më një emër i njohur vetëm në Shqipëri, por në të gjithë tregun europian dhe më gjerë.

“Objektivi i kompanisë është zgjerimi në tregje të reja”, është premtimi që bën Lasko.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • Mashtrime mashtrime….mashtrime….nuk do bëj antireklamë se sja vlen po…..mashtrime si DeucheColor psh që shitet si gjermane me 100 vjet histori kur Evropi ka 80 90 vjet që ka dalë me prodhimin e parë….mashtro shqiptar se veten mashtron….
    40% e kompanive Sunito Shqipfolëse janë FALLCO si vet Shteti Sunitëve…të AlbanianSTAN!!!

  • I ore debil. Merni vaj te cilesise se trete nga ndonje firme me fuçi dhe e ambalazhoni ne bidona me emrin Kappa Oil.
    Firmat e medha kane industri e laboratore e punojne vazhdimisht per permitesimin e cilesise, keta loqet e kappa leshit mburren me punen e te tjereve
    Shqiperi hesapi….. edhe te behet vendi, njerezit kane mare fund me kohe

  • Kur skini venzinin e petroleon ne rregull edhe vajin me te mire ti hidhni motorrit prape nje verre ne uje beni. Pa lere kete nastradinin me mjeker qe na e shet veten si te mencur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *