Gazetari i medias britanike “Vice” pasi kishte ndjekur blogun e një artisti mjaft interesant, vendosi të kontaktonte me të, në mënyrë që t’i merrte një intervistë.
Ndryshe nga shumica e artistëve, të cilët dëshirojnë të promovohen, piktori shfaqi një mungesë interesi për t’u takuar me gazetarin e për t’u bërë i njohur.
Megjithatë, ai pranoi t’iu përgjigjej disa pyetjeve në email.
Përgjigjet në fjalë rezultuan po aq misterioze sa vetë artisti.
Kur iu kërkua të tregonte diçka për veten, artisti u përgjigj: “Jam nga Rusia. Jam mashkull. Mosha ime është më e madhe se mesatarja.”
Pyetjes nëse kishte studiuar arte, ai iu përgjigj: “Jam ende analfabet, sidomos në art”.
Kur iu kërkua që të tregonte se çfarë shikonte kaq tërheqëse tek makabrja, piktori u shpreh se kuptimi që kishte ai për të ishte i ndryshëm nga ajo e njerëzve të tjerë.
Dhe pyetjes se nga i vijnë idetë për pikturat, iu dha përgjigja se “është histori e gjatë”.
Gjithçka që dihet për këtë artist të veçantë, është që ka një blog që quhet Vergvoktre.blogspot.com.






s.a/dita

Piktor famoz, pavaresisht “analfabetizmit” te tij, me nje fantazi te ndezur halucinante! Ne nje fare menyre e ngjashme me fantazine e Dante Aligerit tek “Ferri”, por tashme kjo e ketij i perket epokes moderne! Ky eshte ferri i diteve tona.