Ish-drejtuesi i korporatës mediatike CBS, Les Moonves, është akuzuar nga gjashtë gra për ngacmime seksuale që kanë ndodhur vite më parë.
Les Moonves i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Në shënjestrën e kritikëve është vendosur ndërkohë një deklaratë e anëtarëve të bordit të CBS-it, ku falenderohet Moonves për arritjet e tij dhe krijimin e një skuadre të fortë menaxhimi.
Në vorbullën e valëve të akuzave për ngacmime seksuale dhe intimidim, Moonves dha dorëheqjen të dielën nga posti i drejtuesit të rrjetit mediatik.
s.a/dita
