Mirditë/ Xhaxhai tenton të vrasë nipin 22-vjeçar

DITA Online

Autoritetet policore në Mirditë kanë mundur të parandalojnë një ngjarje, e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Kështu, sipas një njoftimi zyrtar të policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 59-vjeçarit Preng Teska, banues në Kurbin tentoi të vriste me pushkë nipin e tij 22-vjeçar, A.Teska.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e policisë bëri që gjithçka të mbyllej me kaq.

Autoritetet arrestuan 59-vjeçarin, ndërsa sekuestruan pushkën dhe një karikator me 10 fishekë.

Shkaqet e konfliktit mes palëve mbeten të panjohura.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *