Pavarësisht elementëve të larta të sigurisë, disa të rinj kanë treguar si mund të vidhet një Tesla Model S brenda dy sekondave.
Videoja është publikuar në Youtube.
Me një radio 600 dollarëshe dhe pajisje kompjuterike djali arrin të klonojë çelësin e makinës pa pasur nevojë të ndërhyjë duke dëmtuar derën e makinës.
Metoda u zbulua në konferencën Cryptographic Hardëare dhe Embedded Systems në Amsterdam të hënën.
Mënyra si u arrit të vidhej një Tesla Model S, çmimi fillestar i së cilës është 75 mijë dollarë tregon sesa vulnerabël ishin makinat e prodhuara në vitin 2017.
Për këtë zbulim Tesla i pagoi të rinjtë me 10 mijë dollarë, ndërsa prodhuesi i makinave elektrike vetëm fiksoi kodin këtë qershor, me një përditësim të enkriptimit dhe një përditësim softueri që u lejon shoferëve të caktojnë një kod PIN që duhet të vendosin para se të hyjnë në makinë
Kjo tregon se makinat e shitura para qershorit 2018 janë shumë të thjeshta për tu vjedhur vetëm nëse pronarët e tyre duhet të paguajnë dhe 150 dollarë të tjerë për të bërë ndryshimin në kod.
Ky gabim nuk është faji i Tesla, por i Pektron, kompanisë angleze që kishte bërë kodin e çelësave.
Vjedhja e kodit të çelësave duke klonuar një të dytë është mënyra më e thjeshtë për të vjedhur një makinë.
Në 2017 një grup studiuesish kinezë zbuluan se një vjedhje e tij mund të bëhej dhe me pajisje më të lira, që kushtonin vetëm 22 dollarë.
a.s/dita

Per te mos arrite vjedhjen.Pronari duhet te krijoje nji kllef flete e holle plumbi per celesin.Per te mos komunikue aparati i hajdutit me kodin e celesit qe mbahet ne xhepin e pronarit.