Ish portieri i Gjermanisë Oliver Kahn “thumbon” Real Madridin për blerjen e Gareth Bale. “Los Blancos” paguan rreth 91 mln Euro për uellsianin e Tottenham duke u shndërruar në një prej blerjeve më të shtrenjta në historinë e futbollit. Ish legjenda e Bayern Munich e konsideron të ekzagjeruar diçka të tillë.
“Kurrë më parë nuk pa patur një diferencë kaq të madhe mes vlerës së vërtetë të lojtarit dhe pagës për transferimin e tij. Nëse Gareth Bale mund të bëhet “Tom Cruise” i ardhshëm duhet ta vërtetojë këtë gjë” tha Kahn për Bild.
