Një zjarr me përmasa të mëdha mësohet se ka rënë sot në Elbasan.
Zjarri ka rënë rreth orës 18:40, në lagjen “Dyli Haxhire”, në Ullishtë.
Flakët janë përhapur edhe për shkak të terrenit të thyer dhe ka vështirësi për shuarjen e tij.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Gjithashtu u njoftua edhe Shefi i Emergjencave Civile të Elbasanit.
l.h/ dita
