KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Apelit të Shkodrës

Leda Hysa

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurores së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Besa Nikëhasani nuk e kaloi provën e Vettingut në KPK dhe e apeloi vendimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, me pretendimin se ishte i pabazuar në argumente.

Por pasditen e së mërkurës, KPA ka dhënë verdiktin e saj final, duke lënë në fuqi vendimin e 20 prillit dhe duke shkarkuar kështu përfundimisht nga detyra Prokuroren e Apelit Shkodër.

Besa Nikëhasani ishte një ndër prokuroret e para që iu nënshtrua Vettingut.

Pas kontrollit rezultoi se nuk justifikonte dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë tip fuoristradë.

Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *