Para dy ditësh, në një emetim të Kryeministrisë, lexova se një artist holandez i paska thënë Berishës “që, në vlerësimin tim, jeni Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme.” Me arsyetimin se paska kryer transformime të mëdha në Alpet e Shqipërisë! I dalë nga selia e Kryeministrisë një lajm i tillë meriton të analizohet.
Pa pasur nevojë të ndjek fillin se si, qysh dhe tek, më bie në sy fakti se kjo shprehje nuk vihet për së pari në sofrën e politikës shqiptare. Njerëz rrotull Berishës, të stimuluar prej tij, nga ata më të përdorurit, pa pikë personaliteti, e kanë artikuluar këtë krahasim edhe publikisht në fushata elektorale.
Ne shqiptarët nuk e i kemi shkruar vetë shumicën e të vërtetave. Kemi transkriptuar dëshira dhe interesa në fjalë e shkronja, e kështu kemi shkruar me demek historinë tonë. Të vërtetat ose afërsisht të vërtetat na i kanë shkruar të huajt. Ne nuk kemi treguar aftësi për të shkruar as të vërtetat e ditës edhe në kushtet e një teknologjie të përsosur.
Në një vlerësim të përgjithshëm, krahasuar me atë që bëri Skënderbeu në kohën e tij, mirë apo keq, Berisha është një hiç. Berishën pakkush e njeh përtej Podgoricës. Shumica e atyre që e njohin nuk kanë ndonjë respekt për të. Më ka rastisur në vitet 90-të, në mandatin e parë të PD-së, jashtë vendit, që një ballkanas, i huaj, të më fliste për Berishën asokohe President, duke tipizuar një njeri të rrëmbyer, populist, siç ishte në të vërtetë, që krijon përplasje në një shoqëri demokratike. Kjo para nja 17 vitesh. Nuk kishte ndodhur akoma 97-ta, as Gërdeci, as 21 Janari, që kanë brenda tragjedi të parikuperueshme, në qendër të të cilave është Berisha. Nuk kishin ndodhur akoma grabitje dhe tjetërsime pasurish publike të përmasave të mëdha në qendër të të cilave është po Berisha, ky që po përpiqet me mënyra qesharake ta krahasojë veten me Skënderbeun e kohëve moderne. Po ta pyesje sot ballkanasin e para 17 viteve, me siguri që, me duar mbi kokë, do të thoshte “rreziku që vinte prej tij dukej që nga larg, sa më afër ti kesh batakçinjtë, as më i verbër bëhesh.”
Gjatë dy dekadave të shkuara, të paktën deri më 2005, në politikën shqiptare ka dominuar rivaliteti Nano-Berisha. I njohur si konflikti Nano-Berisha, sigurisht prej Berishës. Këto dy modele, nuk patën ndryshime të dukshme në raport me menaxhimin e pushtetit. Veçse korrupsioni dhe klientelizmi i Nanos ishte më përfaqësues politikisht dhe më qytetar, përkundër korrupsionit fshataresk të Berishës që rezultoi deri edhe vdekjeprurës.
Po ti krahasosh në atë që kanë bërë, këta të dy ngjajnë si dy pika uji me përjashtim të disa liberalizimeve të Nanos dhe veprave rrugore të Berishës. Përfundimi, Shqipëria vendi i fundit ballkanik që pret të integrohet në Europë. Aty ku askush nuk mund të spekullojë sepse Europa ka një skaner (Questionnaire) me mijëra pyetje për standardet e një shoqërie demokratike.
Po ja që vjen një artist i huaj matuf dhe na i thotë Berishës në zyrën e tij se na qenka Skënderbeu, sepse paska zhvilluar Alpet (duke besuar se e ka thënë vërtetë)! Druaj se ky artisti holandez që paska vite që rrika në Alpe nuk e ka marrë vesh akoma se në Shqipëri janë bërë zgjedhje dhe se Berisha është dëbuar nga pushteti më keq se ushtria e Sulltanit në betejën e Torviollit.
Po mirë nëse Berisha qenka Skënderbeu, po Nano kush është? Nuk kemi pse t’ja hamë hakun as këtij te fundit, përderisa është i të njëjtit standard. Kështu që na duhet të gjejmë një të krahasueshëm edhe për të. Ja psh ndoshta Ali Pashë Tepelena. Edhe ai e pinte duhanin, kishte dhe mjekër, ishte qejfli etj. si këto. Për të bërë histori “moderne” duhet patjetër duhet të gjejmë dhe një për Nanon, ndoshta pas disa vitesh për dikë tjetër, nëse jemi me këto mend, e kështu me radhë.
Tani që Berisha e bëri zgjedhjen e tij, duke u krahasuar me dikë që shqiptarët më shumë se sa e njohin shkencërisht, e njohin si një mit, na duhet patjetër të mendojmë për një të krahasueshëm me Nanon. Propagandistët amatorë të PD-së besoj do kujdesen që teatri të mos përfundojë te Skënderbeu i artistit holandez, por të vazhdojë me ndonjë krahasim me kalorës tjetër, apo pasha që i ngjan Nanos, të ndonjë artisti fjala vjen, norvegjez me arsyetimin se ka punuar mirë në zonën e Bregut!
Të kthehemi në realitet. Këso historish vetëm kombet e varfëra i prodhojnë. Por sot nuk jemi në kohën e ballhutës, ku s’kishte asgjë, as shkrim as këndim, as shkolla, as letra. Jemi në kohën e shpejtësive satelitore ku të gjitha gjërat shihen, dëgjohen, regjistrohen. Megjithatë teatri duhet të vazhdojë! Populli duhet të mësojë se kush i ka qeverisur, që të mos përsërisë më dy herë të njëjtin gabim. Sepse përsëritja e të njëjtit gabim, nuk është më gabim, por zgjedhje.

Skenderbeu luftoji kundra turqeve per te mbrojtur shqipetare, ndersa Saliu “Skenderbeu” i dyte luftoji dhe vrau shqipetaret per te gezuar shpellaret. Skenderbeu i bashkoji shqipetaret, Sali “Skenderbeu” i dyte i ndau shqiptaret ne veriore dhe ne jugare. Skenderbeu i zgjeroji trojet ame shqipetare duke i bashkuar princet dhe principatat, Saliu i fali teritoret shqipetare te Greku dhe Shqiperine e nxorri ne ankand me 1 euro. Skenderbeu kishte nje principate te trasheguar nga i ati Gjon, Saliu nga morracak shpellar u be Sulltan me oborr dhe obortare etj etj ,, . Sa shqipetare jane vrare gjate luftes se dyte boterore dhe ne kohen e diktatures, me shume jane vrare dhe zhdukur ne kohen e mbreterimit te Saliut. Skenderbeu nuk i vrau princit shqiptar, Saliu vrau themeluesin e PD-s Azem Hajdarin dhe ka bere shume vrasje politike dhe grushte shteti ndaj shtetit te Shqipetareve. Qeveri e debuar me vote nga populli, rri akoma e ben karshillek ndaj qytetareve duke asgjesuar edhe ato pak asete te mbetura qe jane prone e qytetareve shqiptar. Doni me per Sali Ver Llapen dhe per familjen e tij ne pushtet, ky eshte Sali Baba me 400 Hajdute.
Nano eshte …Hamzai
Nano është ai që prapa (i vjen) (ia fut) historia…
nano esht kali
Edhe Enveri sponsorizonte te ashtuquajtura Parti dhe gazeta te tyre neper bote.
Cudi se si perseritet historia;kjo monster paguan te huajt qe ta krahasojne me Skenderbeun.
Qesharake apo jo.
Kam lexuar vetem titullin,jo tere artikullin.Per Nanon duhet pyetur ndonje hstorian semeqe flitet per Skenderbeun Godo qe çoku merte vesh nga Skenderbeu , ka vdekur.Po le te pyetet Beqir Meta,ne ditet tona ai i di mire keto pune.
Nano eshte “babai i Skenderbeut” Sali ! Mos te keni asnje iluzion ! “Karrocen Shqiptare , deri tani e kane terhequr dy kuaj antishqiptar Fatos Berisha dhe Sali Nano , me karrocier Ramiz Ali Boshnjakun dhe Nexhmije UDB Xhuglini !
Te shohim keta “mezat” e rinj Edvin Rama dhe Ilir meta , se si do te ecin ! Megjithese i kane tredhur qe ne bark te nones !
Shqiptaret do ta firojne lirine , kur mos te diskutojne me per “emra te pervecem” ! Sa here do te diskutojme per “emra te pervecem” , kuajt e karroces do te na i vene te tjeret !
Saliu vrau ne 97-n, vrau Remzi Hoxhen, vrau Kosta Trebicken, vrau ne Gerdec, vrau ne 21 janar, njesoj sic vriste Enver Hoxha me pare.
Fatos Nano vrau me fuoristrade nje kalimtar dhe e hodhi te gjalle ne kanal si qen rruge duke ja mbathur me Blendi Klosin si frikacake nga vendi i krimit.
Dallimi nuk eshte cilesor, por sasior tek numuri i njerezve te vrare. Te dy keta kriminele me vule ne balle i kane shpetuar Drejtesise.
Nje njeri i pasionuar pas arteve vizuale, pertej kenaqesise qe ndjejne te gjithe njerezit per bukurite e natyres,perpiqet ta shprehe ate ne nje forme artistike edhe me goje.Komplimenti qe i behet Berishes duke e krahasuar me Skenderbeun, ne stilin gojor te komunikimit eshte me se i zaakonshem per cilindo bashkebisedues, kur ata dhe degjuesit nuk jane aq naive sa ta marrin seriozisht.Por njerrezit e etur per madheshti , si Z.Berisha, i stimulojne me çdo lloj menyre komplimentet dhe i perdorin te tjeret ne konteksyin qe u intereson, qofshin keta pwesona publike ose te zakonshem, anonime.Kujtoni ne fillim vitet ’90 sa here perseriteshin emrat e Zhak,Delor,Zhak Santen, sa te shkonte mendja se kishte takuar edhe Zhak Rusoin. Pervuajtja per madheshti duke ndjere varferine e se vertetes te mbytryr prej genjeshtres ben qe keta njerez te behen karagjoze, perndryshe modestia e krahasimit te ketij njeriu me Skenderbeun duhej te ishte mbi madheshtine e kotesise ne njoftimin e thenies.Shpupurisja e sedres se semure i ben keta njerez te ecin here mbi udhe e here nen udhe sepse nga padurimi nuk ngopen kurre,pushtetit te kobshem duke iu turre.
Ambasadori danez para dy vjetesh foli ne mediat shqiptare dhe theksoi domosdoshmerine qe shqiptareve u duhej nje Skenderbe.Shume e vertete kjo per problemet dhe hallet e shqiptareve anembane trojeve shqiptare.Por a vertet do te ishte Sali Berisha nje “Skenderbe”?!! Vetem me koke mbrapsht po.Te gjitha punet e veprimtarite e Sali Berishes ne favor te Shqiperise e shqiptareve jane bere thjesht per t’i demtuar e rraskapitur si Shqiperine edhe shqiptaret kudo qe jetojne.
Ne vend te kerkonte referendum te shqiptareve per vetevendosje,si ne Shqiperi edhe ne trojet shqiptare qe sot quhen “Maqedoni”,ishte i pari shtetar i botes (se burre shteti nuk eshte), qe njohu shtetin bastard te krijuar nga mbreteria serbe e shekullit 19-te dhe te sofistikuar nga Josip Broz Tito ne shekullin e 20-te si pjese integrale e ish RFSJ me tokat e grabitura shqiptareve,dhe paturpesisht sot i quajne “ardhacake” shqiptaret autoktone qe banojne aty prej shekujsh.
Nuk njohu Konferencen e Rambujese per clirimin e Kosoves,duke bere thirrje te vazhdueshme per bojkotimin e saj nga pala kosovare.Po te kishin degjuar Sali Berishen sot kosovaret do te ishin krahine autonome e Serbise?!!
Organizoi dhe nxiti firmat piramidale ne Shqiperi me ndihmen e bankave te huaja,gjakosi njerez te pafajshem qe kerkonin t’u rikthehej djersa e mundi i cuar dem.Ketu gjeti perkrahjen e Fatos Nanos qe erdhi me premtimin e bujshem qe nga burgu i Bences se do u kthente parate 100% dhe me fitimin e munguar?!! Dihet c’fare muaren shqiptaret.Dihen te vraret e te plagosurit anembane Shqiperise !!
Si te mos mjaftonin keto ngjarje zullum medhaja,diten e pranimit ne NATO i dha sihariqin popullit se dicka kishte bere per carmatimin,sebashku me te birin,baxhanakun etj,hodhi ne ere armet e depozituara ne Gerdec ?!! Por si Gerdeci pati edhe ngjarje te tjera te tilla me shperthime qe mediat i pasqyruan zbehte.Dihen te vraret e te plagosurit nga keto ngjarje.
Fali territorin detar prej 300 km katror Greqise,akt qe perben shkelje te rende te ligjeve e Kushtetutes se vendit,sikurse theksoi Gjykata Kushtetuese.Per nje vendim te tille duhej se pari te thirrej populli ne referendum,ku t’i behej e qarte se si dhe per c’fare duhej bere kjo marreveshje me greket.Me e pakta duhej nje marreveshje xhentellmenesh me opoziten,por ne vend te ketyre veprimeve te ligjshme firmosi ne nxitim e siper nje marreveshje antikombetare,a thua se po i mbaronte afati i bashkejteses me fqinjet tane te perjetshem me Greqine, dhe jo afati perkohshem si i zgjedhur ne krye te shtetit nga vete shqiptaret.Ky veprim i nxituar duhet te ndreqet tani nga qeveria e Edi Rames,si litari qe i la peng Sali Berisha shqiptareve ne marredheniet dypaleshe me Greqine ?!!
Me keto fakte e te tjera ai e meriton ta quash “Skenderbeu” i shkatrrimit,i coptimit dhe i hardallosjes antishqiptare. Per kedo qe do t’i rrinte ne krah e kishte ndonje shperblim te majme,sepse po ndante pasurine kombetare,qe e dha per 1 euro ne shkembim te asgjeje nga kushdo qe donte te perfitonte prej tij.
I shkreti artist hollandez,sa kontravers me diplomatin danez ?!! Qenka munduar vertet shume per te na e gjetur Skenderbeun?!!
Mos te lodhet askush nga jashte se shqiptaret do ta gjejne vete Skenderbeun.Koha per te vendosur ne krye te puneve nje Skenderbe eshte teper imperative ne ditet e sotme te pushtetit te gjymtuar qe na la Sali Berisha me shpuren e vet prej halldupesh,hajdutesh e gjakataresh,lakmitaresh e te pangopurish deri ne infinit.
NANO ESHTE SADIK RRAHMANI!
nano eshte mamica. oh oh ti mamica me cmend me ato …
Nanja si e quante i ndjeri Hajdari,qe i vafte Sala pas ashte nje nga koqet e Sales!
Kurse akademeku, Shoku Bashkim,eshte nje nga b.let e Sales.
Krahasimi nuk ka ngjashmeri veçse me kalin e Skenderbeut.
Skenderbeu e njohu Shqiperine ne bote si race dhe luftetare, Berisha e zhberi shqiperine dhe shqiptaret aq sa duhen po kaq vite per tu ndrequr, nese.
Me ben pershtypje se si shprehet nje njeri i fshehur pas emrit Sokol duket nje njeri pa karakter, i asaj race qe vetem fshehtas mund te nxjerre sketerren e shpirtit te tij mjeran. Njerez qe nuk kane as argumet as arsye, qe nuk i afrohen kurrekund artikullshkruesit. Njerez qe as nuk dine as nuk munden te bejne gje tjeter vecse te leshojne diarre…Pfu!
A E DINI PSE I KA BA KETE KOMLIMENT AI HOLLANDEZI ksaj bajges berishes se asht ba shum i mir hashashi ne Lazarat dhe i ka dhuru sala atij nje aniije plot me hashash dhe mandej sala vdes per lavda psevdo te huajsh se nuk i njeh askush ne vendin e tyne pervec se ata qe pijn hashash
neqoftese sipas hollandezit sa-lehu eshte SKENDERBEGU,i bie qe nano i xhohanes,te jete DONdIKA ,e shoqja e SKENDERBEGUT.domethene qe salushi dhe nanushi jane marito e moglie
BRAVO ….@tol francezi it. Përgjigje më e saktë nuk mund të gjendet!!!
sa-.lehu u rikthye ne pushtet ne 2005 per fajin dy maskarenjve te majte ,te quajtur tosi nanos dhe lilo metes qe tradhtuan revolten e 97 qe i solli ne pushtet
sokol qe je nje idjot kjo duket nje m,,,,,t qe bije ere po me duket se ja ke pare sahalese allatet ,e si duket te kane lene mbrese ju dhe ai jeni komplet b,,,,le e ke degjuar halen tend kur vajti ne nje fabrike sallami ne gjermani pyet nje tjeter se mua me vjen rende teta them
Ne qofte se Berisha i ngjan Skenderbeut dhe Skenderbeu Berishes a nuk duhet te rishihet dhe njehere historia???,Vertete per kohen kur jetoi Skendrebeu e kemi lexuar neper libra por kohen e zeze te Berishes e kemi prekur dhe perjetuar te gjithe ne ne keta 23 vite rrumpalle tranzicioni pa fund.Kaq i poshter te kete qene Gjergji Kastrioti sa ky nga vici-doli me krahasimin qe i ben ai i rrjedhuri hollandezi qe e kane perzene nga shtepia dhe rrin maleve ne alpe me ujqerit???? une do thoja qe jo vetem Enveri do e varte prej llape por edhe Skenderbeu do denonte ashtu si nipin e tij tradhetar, Per Berishen degjoja nje pensionist 83 vjecar te thonte qe eshte burri me i keq nga paraardhesit e tij dhe ketij populli i ka bere me shume te zeza sa turqit per 500 vite rrjesht,Sllobodani ishte lule para ketij se ai mbronte interesat e popullit te tij ky Berisha punon per ti bere gropen popullit te vet.
saliut vetem germa e pare koincidon me skenderbeun
te jete kjo lidhja valle
sa per peshimin fatos-sali kujtoni debatin e pare rreth vitit 2000 midis tyre ne opinion
Nano shume shpejt do te jete president pasi deri me sot eshte ne krye
te tjeret i vijne deri tek mesi e poshte
Ky salih ngjason me shume me nje antar te al kaedes , anti amerikan , anti B . Evropian
Ky sahliu eshte me sakt nje antar i Al kaedes , anti amerikan , anti evropian , anti shtet , anti demokracise , anti popull , perca e sundo , agjent e mafjoz i babesitur , me te drejte thote populli : I pa pari mos pafte . Nuk behet M… Mjalte . Partia demokratike prej shume kohesh me pare ish kethuer ne nje bande halabakesh , servile , hipokrite, lloj lloj shkerdhata , lapangjoze , amoral , spiune , intrigante , Se sa eshte e vertete , do ta shikoni kete banden e kriminalizuar te ketij kryeministeri surugato . te cilet i kane zbathur poturet e ne menyren me te neveritur po kerkojne te nderojne ” Fe e Atdhe ” dhe se do jete veshtire te ngelen me shume se sa gishtat e dores neper qytete nga keta plehera, deshmi e plote se partia , morali i ketyre lapangjozeve ishte vetem karikia , vjedhjet, poshtersite . Kupola e kesaj bande e cila eshte ne parlament shume shpejt do perballet me shtetin ligjor . Ky mbase do jete dhe ndergjegjesimi real dhe nevoja e shperndarjes se do ngelen te uryer e po elektorat , dhe atehere do filloje nje fillim i ri i te djathtes reale te rilindur e te dobishem per te ardhmen e ketij populli e ketij vendi , le te shpresojme e besojme , mjaft me o Zot .
nano eshte wc ka ka urinuare GJERGJ KASTRIOTI.
Te tere ata qe na qeverisen keto 23 vjet jane pjellat tona si popull. Ne nuk kemi qene ne gjendje te gjejme njerezit e duhur dhe per nje pjese te mire te shoqerise ( shto ketu dhe nje pjese qe e quan vehten intelektuale) kane perfituar shume nga kjo dehje mbare popullore. U desh 23 qershori qe pas 23 vjetesh te na dali pija dhe ( me shperes) te mendojme, te ecim dhe te zhvillohemi njelloj si te gjitha vendet evropiane. Sinqerisht sa me shume t’ua permendesh emrat si per mire a per keq ketyre, aq me shume i mbajme te ” fresket”. T’ua leme drejtesise.
Skenderbeu as per kali nuk e kishte perdorur Sakalin saliun
Flm gazeta drita për komentin.po ta dini mirë juve ai hollandezi është në grupin e saliut dhe lul bashës që vjedhin vëndin ton.Dajli i saliut ka ndërtuar në holland shumë pallate,dhe po vazhdon biznesin atje.Proguroria shqiptare duhet ta arrestoj këtë mafjoz hollandez.Kurse Lulzim Basha po kështu në holland po bën shumë ndërtime.Sa për krahasimin e sali legenit me Skënderbeun është një turp i madh kush e përmend këtë gjë.Si saliu dhe Fatosi duhet të dalin para drejtësisë shqiptare.Këta të dy e kan plaçkitur shqipërinë.Shqipëria duhet që Sali Berisha dhe Fatos Nano ti shpalli tradhëtar të kombit shqiptar.
Te dy jane Nastradine!