Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.
Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.
Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.
Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin, duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme, ka çuar në rënie të llojeve të caktuara të kancerit në disa grupe të popullsisë, por megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po avancon pavarësisht përpjekjeve për të frenuar sëmundjen.
“Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t’u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, Christopher Wild. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21./ rel

sa do të vdesin nga infarkti,diabeti,malaria,alkooholi,droga
etje,etje!!
“sëmundja që do të VRASË”??
e thënë shumë “bukur”,sikur të tjerat shërojnë!!
në 7 miliardë vdekjet natyrale,aksidentale,shëndetsore janë shumë më të vogla se lindjet!
në një farë mënyre duhet të vdesim,sëmurë a të shëndetshëm,duhet me vdek se përndryshe nuk ka vënd për ata që lindin!!kjo e thënë pak si brutalisht!!
ne investojmë(mbajmë paratë në banka)dhe kërkojmë fitim sa më të lartë!
ata që duhet të paguajnë borxhet duhet të prodhojnë më shumë,më lirë!ndotin më shumë,shfrytëzojnë më shumë!
një rreth vicioz që na fut brënda dhe ne të gjithë!!
një thënje më ka pëlqyer”ne nuk duhet të mendojmë për të ruajtur natyrën,planetin tonë,ne duhet të ruajmë jetën tonë!toka bën dhe pa ne,ajo me a pa ne do të jetojë”!!
makutëria jonë na bën që të lëmë tjetrin pa bukë,për të pasur vetë qumësht dallandyshe!!
nëse kjo makutëri do të vazhdojë!?
mos u merrni me “sëmundje VRASËSE”!!
nuk ja vlen!!