Nga Entela Resuli
Të pikturosh në trupin e dikujt që të ka besuar lëkurën e tij si një telajo është një përgjegjësi e madhe. Nuk kemi njohur femra tatuatore, të paktën jo në Shqipëri, por duket se shumë shpejt do të kemi një të tillë.
Ata që shkojnë në klinikën e Olsi Tatoo për të bërë një tatuazh të ri, apo për të shtuar një tjetër në trupin e tyre me siguri u ka rënë në sy një vajzë mes shumë djemve që punojnë aty.
Erkejda Çupi sapo ka mbushur 18 vjeçe. Ajo ka përfunduar gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ me rezultate të shkëlqyera dhe në tetor pret të fillojë studimet e larta për arkitekturë.

Ka vendosur që paralelisht me studimet të punojë edhe me tatuazhet. Kejda nuk është rastësisht aty. Çupi ka një sy dhe laps të mprehët për pikturë.
Që e vogël ka qenë një nxënëse e shkëlqyer në lëndën e vizatimit, po ashtu e preferuara e mësuesve për të realizuar gjithë pikturat dhe lajmërimet që kërkonin pak dorë estetike në shkollë.

“Që fëmijë e kam patur me qejf pikturën. Mami më tregon që kur isha dy apo tre vjeçe, edhe kur isha me temperaturë dhe e sëmurë nuk e lëshoja lapsin nga dora. Një pjesë të mirë të vizatimeve ajo m’i ruan për kujtim dhe në fakt kur i shoh, sa më duken naive, aq edhe të bukura. Piktura është pasioni im i madh”, na tregon Kejda.
Edhe pse e talentuar në këtë fushë ajo nuk e ka vazhduar liceun për pikturë dhe as studimet e larta.

“Mendoj se jam e talentuar në pikturë dhe këtë nuk e them unë, por punët e mia po ashtu edhe çmimet që kam marrë gjatë konkurseve ku kam marr pjesë, por nuk kam dashur që të studioj për këtë degë. Këtu kanë ndikuar edhe prindërit e mi. Ata asnjëherë nuk më kanë ndaluar të pikturoj, përkundrazi më kanë mbështetur, por më kanë sugjeruar që këtë talent ta konsideroj si hobi dhe profesion të kem diçka tjetër. Mendoj se arkitektura është ajo që dua më shumë dhe kësaj dege do i përkushtohem në vazhdim”, shprehet 18-vjeçarja, e cila e ka ndarë mendjen që arkitektura do të jetë e ardhmja e saj.
Për vajzat e bukura ka gjithmonë një paragjykim që ndoshta nuk janë aq të talentuara apo nxënëse të mira. Por Kejda është një shembull i mirë që e hedh poshtë gjithë këtë. Ajo nuk është vetëm një talent në pikturë, por edhe një nxënëse e shkëlqyer e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me mesatare 9.6.

Ashtu si shumë prindër të tjerë, edhe prindërit e Kejdës kanë dashur që ajo të shkollohet dhe t’i përkushtohet mësimeve. Ndaj për këtë arsye kur vajza e tyre e madhe u transferua nga Bluqiza në Tiranë për të vazhduar studimet e larta, nga pas e ndoqi Kejda e cila në atë kohë filloi gjimnazin në kryeqytet. Sot prindërit e saj jetojnë ende në Bulqizë, e ëma është mësuese Frëngjishteje, ndërsa i ati menaxher kromit që nxirret nga miniera në atë qytet.
Tatuatorja e ardhshme
Vera nuk ka qenë një periudhë pushimi për të, prej disa muajsh ajo është aktivizuar në Klinikën e Olsi Tatoo, ku si fillim po merret me ideimin dhe vizatimin e tatuazheve që klientët kërkojnë. Këto janë ditët e para kur ajo në vend të penelit po përdorë gjilpërën për të pikturuar.
“Më ka pëlqyer gjithmonë të punojmë tatuazhe edhe pse vetë ende nuk kam asnjë të tillë në turp. Por besoj është kënaqësi kur për orë të tera punon me gjilpërë e bojëra për t’i realizuar dikujt një tatuazh që aq shumë e ka dëshiruar. Ndryshe është të jesh piktore në telajo dhe ndryshe në lëkurën e njeriut, ndaj prej disa kohësh po i nënshtrohem një trajnimi nga djemtë e Ols Tatoo, të cilët i falënderoj që më kanë dhënë këtë mundësi për të qenë pjesë e studios së tyre”.

Kejda i ka idetë e qarta. Ajo dëshiron që t’i kushtojë kohë dhe pasion këtij profesioni, për të cilin thotë se ndihet mirë.
“Më pëlqen të mësoj të pikturoj në lëkurën e njeriut dhe dëshiroj që shumë shpejt të marr përsipër vetë realizimin e një tatuazhi, pasi deri tani jam asistente”.
Por duhet thënë pavarësisht se 18-vjeçarja e pranon që nuk është ende një profesioniste janë të shumtë klientët që vijnë në klinikë dhe kërkojnë tatuazh nga dora e Kejdës. Për këtë fakt ajo ndihet mirë pasi sipas saj, besimi është gjysma e punës.
Fakti që ende nuk ka një tatuazh na bënë përshtypje dhe Kejda e ka një përgjigje për këtë.
“E para se jam ende e vogël. I druhem faktit se ndoshta më vonë mund të pendohem, kështu që do të pres edhe pak sa të qartësoj idetë e mia dhe me siguri dot bëj edhe unë tatuazhin time, ose disa. Për këtë nuk e di. Mendoj se tatuazhet janë gjendje. Janë të shumtë ata që vijnë në klinikë dhe pasi realizojnë një tatu kthehen përsëri për të shtuar një tjetër, e një tjetër…”
Ndoshta kjo vajzë është me fat, ajo ka ditur të ndërthur punën, pasionin dhe studimet bashkë. E pranon që nuk është e lehtë të përballosh edhe punën edhe shkollën por i duhet të sakrifikoj për të përballuar jetesën në kryeqytet.
Kejdës i pëlqejnë ngjyrat, këtë e vërejmë edhe në pikturat që ka realizuar. Të njëjtën gjë do të përcjell edhe në tatuazhe. Kërkon që në to të aplikojë ngjyra, por kjo varet shumë edhe nga preferencat e klientëve.
“Unë pëlqej ngjyrat e gjallë. Më pëlqen jeta. Nuk dua të transmetoj zymtësi por alegri. Ndaj shpesh prirem të përdorë kolore në tatuazhet që dua të realizojë. Por klientët vijnë shpesh me idetë e tyre dhe je e detyruar të respektosh dëshirat që ata kanë”.

Duket se në këtë periudhë jemi në epokën tatuazheve realiste.
Kejda pohon se ka shumë persona që duan të realizojnë portrete njerëzish të dashur apo emrat e atyre që mund të jenë larguar nga jeta. Ka gjithashtu shumë nga ata që kërkojnë simbolet kombëtare, ndërsa ka klient që nuk kanë një ide të qartë, por thjesht duan një tatuazh, në këtë pikë u vijnë në ndihmë çunat e Olsi Tatoo, por edhe Kejda me asistencën e vetë.
Kejda Çupi edhe pse është në hapat e parë në fushën e tatuazheve ka arritur të tërheq vëmendje duke bërë që gjilpërën e saj të ëmbël ta kërkojnë të gjithë.

TATUATORE APO TAUTAZHORE !?
Tatuazh eshte rrenja e profesionit tatuazhor apo tatuazhore.
E nderuar Entele,
Mendoj se tatuazhore eshte me e sakte dhe me e kuptueshme ne shqip se sa fjala tautatore… derisa ndonje Fan Nol apo Ismail Kadare te shqiperoje edhe rrenje e saj tatuazh.
Njihni Kejdën, tatuatoren 18-vjeçare nga Tirana
“Njihni Kejdën, tatuatoren 18-vjeçare nga Tirana”
intervistë me TATUATOREN??
playboisten??
se më duket,nuk e di ndoshta më kanë shpëtuar,se nuk pash asnjë tatuazh!as te kjo e as te dikush tjetër!!
përveç shalëve dhe buzëve të deformuara!?
nuk pas gjë tjetër!!
dhe modele të kishte qënë nuk do të kishte paur kaq foto gjysëm lakuriq,në një kohë që kjo qënka vetëm një femër që bën tatuazhe në trupat e njerëzve të tjerë!!
kjo duhej të ishte fotografuar me një përparse të bardhë dhe me gjilpërën e tatuazhit!!
sa ju kanë paguar për këtë rreklamë bajate??
njeri më të trashë se ty o entela resuli nuk ka!!
narciziste e klasit të parë!mungesë të theksuar të trurit!
mëndje!?asqë ke fare!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
Do na bosh naj tattoo tjr?!
Suksese Kejda e talentuar dhe e palodhur sic ke qene kir beje diferencen nga te gjithe bashkemoshataret.Arritsh majat ish nxenesja ime e vecante dhe e paharrueshme!
Me vjen keq qe qenke kaq e pa informuar sepse nuk eshte femra e pare qe ben tatuazhe ka te tjera qe kane filluar qe perpara 15 vjetesh .je mbrapa me planin Entela Resuli.