Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për lojërat e fatit

DITA Online

 

Pa opozitën të pranishme në Kuvend, mazhoranca ka votuar e vetme për të rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për tatimin mbi të ardhurat, me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Dekreti që u miratua nga Kuvendi në qershor shkaktoi përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit.

Presidenti Ilir Meta vendosi ta kthejë ligjin me argumentin se ai ul taksat për kumarin, duke vërejtur se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

“Ky reduktim realizohet nëpërmjet aplikimit të sistemit të ri të tatimit për këto biznese, i cili me ligjin e ri përcakton si të ardhura bruto, jo “xhiron totale” (siç parashikohet nga ligji ekzistues), por “fitimet bruto”, e cila përllogaritet duke zbritur shumën e fituar nga lojtarët nga shuma totale e luajtur prej tyre. Pra sipas nenit 6 të ligjit nr. 39 /2018, barra fiskale e tatimit ulet nga 15% mbi xhiron, në 15% mbi fitimet bruto”, thuhej në dekretin e Presidentit.

Por sipas Ministrisë së Financave tatimi mbi fitimin për industrinë e lojërave të fatit nuk ndryshon dhe nuk ndryshon as baza e tatueshme: “Prej tre vitesh e ardhura bruto është përcaktuar tek ligji i lojërave të fatit si diferencë mes shumës së luajtur nga lojtarët dhe fitimeve që kompania u shpërndan atyre. Kjo skemë taksimi është miratuar me firmën e zotit Meta si kryetar parlamenti”.

Sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ndryshimi i vetëm është rritja e tatimit mbi fitimin për Lotarinë Kombëtare.

“Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte e përjashtuar nga definicioni standard dhe nga taksimi 15 përqind. Deri dje taksohej me 10 përqind, sot do të taksohet, kur ta aprovojmë, me 15 përqind”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Presidenti në dekretin e tij ngrinte një tjetër shqetësim që ka lidhje me zhvillimin që ka marrë industria e lojërave të fatit në Shqipëri duke shkaktuar probleme sociale dhe ekonomike për mijëra familje.

Në fakt ligji nuk merret drejtpërdrejt funksionin e lojërave të fatit në vend.

Por sipas ministrit të Financave qeveria do zbatojë një plan për heqjen e lojërave elektronike jashtë zonave urbane dhe reduktimin e pikave të basteve.

“Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike. Rrallimit të zyrave të basteve, një në 200 metra”, tha Ahmetaj.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Turp.Ky eshte turp.Lojrat e fatit kane krijuar ne Shqiperi probleme sociale shume te medha.Ne te vetmen gje qe e mbeshtes presidentin.Filmat qe ben qeveria me skema e sterskema asgje nuk ndryshojne.Ketu behet fjale per grupe interesi nuk behet fjale per qytetaret shqiptare qe i vujane pasojat e kesaj marrezie qe quhen lojra fati.Njerez te fiksuar pas ketyre lorave marrin ne qafe veten dhe famikljet e tyre.Largojini sa te doni,ata qe jane “te fiksuar per te luajtur” ne kembe do vene te luajne sado te shperndara larg te jene keto qendra.Nje pyetje kam une per qeverine:Si i behet me ato qe fitojne ne keto lojra si gjyqtare dhe prokurore etj, a eshte lejuar mundesia e marreveshje te ketyre bosve te lorave te fatit per te pastruar parate e pista te krimit dhe te .korrupsionit?

  • He more shoke e shikoni si i mbrojne lojerat e fatit te Olsit e te shokeve te Dites rilindjotet. Prandaj Dita e ka per detyre qe ti sherbeje me shume zell shokeve te rilindjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *